Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Del në shitje limuzina e Elvis Preslit, çmimi vërtitet mes 177-236 mijë euro
English

Del në shitje limuzina e Elvis Preslit, çmimi vërtitet mes 177-236 mijë euro

Brooklands, 7 dhjetor, NOA - Do të dalë sot në ankand për shitje makina e tipit Mercedes-Benz Uorld në Brooklands të Anglisë, limuzinë e vitit 1970, që i përkiste dikur Elvis Preslit.

Makina është e ofruar nga shtëpia e famshme britanike e ankandeve, Bonhams, në shitjen e një koleksioni të madh të makinave të cilësisë së mirë dhe atyre të garave.

Çmimet e makinës së Elvis Preslit ndryshojnë ndërmjet shifrave 177 dhe 236 mijë euro.

Kjo jo vetëm sepse ajo i përkiste këngëtarit legjendë, por mbi të gjitha edhe për gjendjen e përsosur të ruajtjes së saj, si një nga limuzinat më interesante të kohës.

n.e/NOA

KOMENTE