Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eksperti i NORAD: Në janarin e 2011 Ufot mbi Moskë dhe Londër
English

Eksperti i NORAD: Në janarin e 2011 Ufot mbi Moskë dhe Londër

Londër, 8 Dhjetor, NOA- Në fillim të janarit 2011 Ufot do të shfaqen mbi Sheshin e Kuq të Moskës dhe pastaj do të shkojnë në Londër një javë më vonë". Këto janë fjalët e Stanley Fhulam një oficer në pension i NORAD, i cili ka parashikuar se në vitin 2011 do të duken mbi tokë jashtëtokësorët.

Megjithëse të çuditshme, fjalët e Fhulam merren me respektin e duhur. Në fakt ishte ai, që, në tetor 2010, ka parashikuar me sukses shfaqjen e një disku fluturues mbi Nju Jork. Atë ditë, radari i FAA Westbury, struktura përgjegjëse e tre aeroporteve kryesore të Nju Jorkut, dalloi një objekt të paidentifikuar fluturues duke bllokuar të gjitha fluturimet për një orë dhe duke krijuar panik te udhëtarët. Një ndërprerje e ngjashme ka ndodhur në një aeroport të madh në rajonin kinez të Hangzhou në korrik 2010, pas shfaqjes së UFO-ve në qiell. Edhe në këtë rast, fluturimet u pezulluan për një orë.

Nëse Ufo-t do të shihen në Moskë ose në Londër në fillim të janarit 2011 dhe ndërpriten fluturimet pranë aeroporte të afërta, kjo do të konfirmojë ose do hedhë poshtë parashikimet e ekspertit të NORAD.

a.e./NOA

KOMENTE