Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjok Jaku: Kur ne punonim për argjinaturën e Torovicës deputeti i PD gjuante rosa
English

Gjok Jaku: Kur ne punonim për argjinaturën e Torovicës deputeti i PD gjuante rosa

Tiranë, 7 dhjetor, NOA Update – Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk kanë munguar dhe batutat dhe akuzat për sulmet politike që u janë bërë socialistëve nga mazhoranca gjatë ditëve të fundit.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Deputeti i Lezhës, Gjok Jaku hodhi poshtë akuzat e bëra nga përfaqësuesit e mazhorancës, Sokol Olldashi dhe Edi Paloka, të cilët kanë deklaruar se socialistë nuk kanë vizituar zonat e përmbytura prej një javë.

Jaku është ndalur konkretisht në zonën e argjinaturës së Torovicës, ku ka theksuar se ka ndjekur nga afër dhe ka dhënë ndihmën përpara se atje të shkonin deputetët e mazhorancës, apo përfaqësuesit vendor.

“Në mënyrë apsolute nuk është ndërhyrë asnjëherë në pjesën e Torovicës. Unë kam qenë që në ditët e parë të përmbytjes, në kohën kur deputeti i PD-së gjuante rosa në liqen”, tha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, deputeti Gjok Jaku.

Ai është ndalur në faktin se situata në Torovicë u bë alarmante që me përmbytjen e parë të janarit.

Jaku ka theksuar se gjatë kësaj kohe nuk është marrë asnjë masë. “Nëse do të ishte parë riparimi i asaj argjinature sot nuk do të ishim në ethet e atij terrori”, tha Jaku.

Nga ana tjetër, Jaku ka theksuar se duhet të mbahet përgjegjësi edhe për hapjen e portave të digave, të cilat rrezikuan jetën e banorëve të zonës.

“Ajo që dua të theksoj është lëshimi i 2 mijë m3 ujë në sekondë nga hidrocentralet. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për hapjen e papritur të gjithë asaj mase uji, që bllokoi rrugën, por edhe rrezikoi jetën e banorëve që po shfrytëzonin rrugën nga Miloti në Kukës”, tha sot Jaku.

a.k/NOA

KOMENTE