Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Japoni, sherr në tren, 70 mijë persona të bllokuar
English

Japoni, sherr në tren, 70 mijë persona të bllokuar

Tokio, 8 dhjetor NOA - Një mosmarrëveshje e ndezur në tren për një telefonatë banale ka shkaktuar shqetësime dhe vonesa në linjën periferike të Tokios, e cila ka çuar në bllokimin e 70 mijë njerëzve.

Diçka e tillë çoi në anulimin e 47 trenave në linjën që lidh periferinë me stacionin qendror në kryeqytetin japonez.
Sipas rindërtimit të ngjarjes së operatorit hekurudhor JR East, kaosi u ngrit nga një grindje mes dy pasagjerëve, të degjeneruar në një përleshje dhe kjo në lidhje me hapësirat jo të mjaftueshme në brendësi të trenit që ishte i mbushur plot me njerëz. Mosmarrëveshja me sa duket ka nisur si pasojë e sjelljes së vrazhdë të një prej dy personave, i cili i është ankuar tjetrit që po fliste me zë të lartë në telefon (gjë e cila është e ndaluar nga rregullorja) në mënyrë tepër të vrazhdë, duke shkaktuar një konfuzion të vërtetë.

Grindja më pas u ndalua nga dirigjenti i trenit, i cili i dorëzoi të dy përgjegjësit e kësaj çështje në stacionin e policisë hekurudhore.

r.b/NOA

KOMENTE