Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KESH: Fierza, vetëm 5 metra larg kufirit maksimal
English

KESH: Fierza, vetëm 5 metra larg kufirit maksimal

Tiranë, 7 dhjetor, NOA - Korporata Energjetike Shqiptare, në vijëmësinë e publikimit të të dhënave më të fundit për situatën në kaskadën e Drinit, pohon se megjithë rënien e prurjeve në to, sërish mund të thuhet se nivelet e ujit në to janë ende të larta.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Kështu, sipas të dhënave të konfirmuara nga KESH, në liqenin e Fierzës lartësia e ujit ka arritur 291.22 metra, e cila është vetëm 5 metra larg kuotës maksimale të lejuar.

Ndërkaq, niveli i prurjeve në këtë hidrocentral është 750 m3 për sekondë, ndërsa shkarkimet janë 1065 m3 për sekondë.

Kurse në hidrocentralin e Komanit, niveli liqenit mësohet se ka arritur 170.02 metra; ku vlera maksimale e lejuar është 175 metra.

Prurjet në mëngjesin e sotëm kanë qenë 1321 m3 për sekondë, ndërsa shkarkimet 1386 m3 për sekondë.
Në fund, në Vaun e Dejës niveli i ujit është 74.11 metra, prurjet 1586 m3 për sekondë dhe shkarkimet 1.439 m3 për sekondë.

n.e/NOA

KOMENTE