Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Edi Rama mban fjalime në Tiranë, gjithë shteti punon në Shkodër
English

LSI: Edi Rama mban fjalime në Tiranë, gjithë shteti punon në Shkodër

Tiranë, 7 dhjetor, NOA – Kur kryeministri Sali Berisha e cilësoi sot situatën në Shkodër si më të rëndën në këto 150 vjet, Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar sot Edi Ramën se ndërkohë që të gjithë autoritetet e shtetit janë në këmbë për të përballuar përmbytjet e pashembullta të Shkodrës dhe evakuimin e banorëve e dhënies së ndihmës ndaj tyre, ai s’po bën tjetër veçse po mban fjalime sa andej këndej gjë që dëshmon për qëndrimin josolidar të lidershipit të PS-së, me të dëmtuarit e përmbytjeve. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama theksoi në një konferencë për shtyp se “raste të tilla për fat të keq nxjerrin zbuluar të gjithë ata që stonojnë, që nuk janë të gatshëm të jenë pjesë e këtij solidariteti siç po bën për fat të keq lidershipi i Partisë Socialiste”.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

“Unë dua të shpreh keqardhjen për qëndrimin në nonsens dhe në kundërshti me këtë qëndrim popullor solidar do të thosha të lidershipit socialist dhe gjithashtu do të doja të theksoj që më vjen mirë që socialistët në bazë, qytetarët që votojnë dhe mbështesin Partinë Socialiste nuk i janë bindur qëndrimit të mbajtur nga lidershipi socialist, sepse edhe ata vetë janë pjesë jo vetëm e përballimit të situatës, jo vetëm janë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, tha Rama.

Ai nënvizoi se kryesocialisti Rama në një gjest solidariteti me situatën e përmbytjeve duhej që mbledhjen e grupit parlamentar ta zhvillonte në Shkodër dhe deputetët socialistë, ashtu siç kanë bërë disa prej tyre, edhe sot të ishin pranë shtabeve të emergjencës në mjedisin ku punohet për të përballuar vështirësitë e krijuara nga situata e rëndë e përmbytjeve të ditëve të fundit.

Duke folur për kërkesën e Ramës për rikthimin e buxhetit në kuvend, për të cilin garantoi se mazhoranca do të marrë edhe votën pro të opozitës, Rama tha se “Kryetari i opozitës kishte të gjithë hapësirën dhe kohën e nevojshme që çdo qëndrim të partisë në lidhje me buxhetin e vitit 2011 ta reflektonte në sallën e kuvendit. Por, nuk ka të drejtë të bëjë ironi dhe të tallet me askënd. Nëse vërtetë ata kanë kontribute për të ofruar le të ndjekin rrugën parlamentare për çdo iniciativë për çdo projekt, sepse ky duhet materializuar në atë që është oferta konkrete në institucionin përkatës dhe angazhime të tilla nuk mund të shfaqen vetëm përmes mikrofonave të televizioneve”, tha Rama.

Ai vlerësoi ndër të tjera edhe përkushtimin e autoriteteve për vëmendjen dhe angazhimin tek përballimi i situatës tejet të rënduar në qytetin e Shkodrës, në qarkun e Shkodrës, por edhe në rrethe të tjera të vendit.

“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreh mirënjohjen për punën e shkëlqyer që po bëjnë të gjitha institucionet e angazhuara në këtë operacion humanitar. Në mënyrë të veçantë dua të veçoj punën e shkëlqyer që po bëjnë forcat e armatosura, strukturat e Ministrisë së Brendshme, autoritetet e pushtetit lokal dhe solidaritetin e shkëlqyer të shfaqur në një bashkëveprim vërtet të admirueshëm midis komunitetit, banorëve të zonës dhe trupave të angazhuara në operacionet e shpëtimit, evakuimit dhe të administrimit të kësaj situate, që nxjerrin në pah vlera fondamentale të shoqërisë shqiptare, ato që kanë të bëjnë më solidaritetin dhe me të gjendurin në krah njëri-tjetrit për t’i përballuar vështirësitë së bashku, nga njëra anë”, shtoi sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

Ai nënvizoi se parësore sot për sot është përballimi i situatës së emergjencës në Shkodër, mandej vijnë problemet e tjera të rëndësishme.

mit/NOA
KOMENTE