Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një javë nga përmbytja e Shkodrës, evakuohen edhe 87 persona nga Dajçi
English

Një javë nga përmbytja e Shkodrës, evakuohen edhe 87 persona nga Dajçi

Tiranë, 7 dhjetor, NOA – Një javë pasi Shkodra dhe disa komuna të saj u pushtuan nga uji operacionet e shtabit të emergjencës në terren vijojnë ende ethshëm për përballimin situatës së krijuar dhe për të evakuuar e ardhur në ndihmë të gjithë banorëve të përmbytur dhe për të plotësuar nevojat e tyre më jetike. Shërbimet e policisë në terren dhe forcat e ushtrisë gjatë ditës së sotme kanë evakuuar sot 21 familje me 87persona.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Përkatësisht policia e Shkodrës informoi se janë evakuuar:

Në komunën Dajç 9 familje me 39 shtetas

Komuna Bërdicë, janë evakuar 7 familje me 31 shtetas

Komuna Bushat, janë evakuar 2 familje me 6 shtetas

Komuna Velipojë, janë evakuar 3 familje me 11 shtetas

Gjatë 24 orëve të fundit, forcat e policisë janë përqendruar në zonat më problematike ku ende niveli i ujit është i lartë si në fshatrat e Komunës Dajç, në fshatin Obot të Komunës Ana e Malit, në fshatrat Mali i Jushit e Trush i Poshtëm të Komunës Bushat, në fshatrat e Komunës Bërdicë, në fshatrat Kuç, Renc e Vukatanë të Komunës Guri i Zi, në fshatrat Ças, Pulaj, Reç e Luarzë të Komunës Velipojë, në lagjet periferike të qytetit buzë Liqenit të Shkodrës, si dhe në lagjet Xhabije, Tophan, Livadë e Salo halili në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Policia e Shkodrës bën me dije se edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar operacionet e dhënies së ndihmave, evakuimit si dhe transportit të bazës ushqimore dhe të gjësë së gjallë.

Në terren janë angazhuar gjithsej 798 forca policore, 3 helikopterë të Policisë së Shtetit, 10 kamionë për transport, 78 automjete të tjera të llojeve të ndryshme, si dhe 14 mjete lundruese.

Uniformat blu janë 24 orë në 24 në shërbim të banorëve si dhe për ruajtjen e sigurisë publike në zonat e përmbytura.

mit/NOA
KOMENTE