Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet, Meta: Niveli i ujit i njëjtë, s’tolerohet neglizhencë, të klorinohen tokat
English

Përmbytjet, Meta: Niveli i ujit i njëjtë, s’tolerohet neglizhencë, të klorinohen tokat

Shkodër, 7 dhjetor, NOA – Ndërsa bilanci i tokave të përmbytura në qarkun e Shkodrës deri edhe brenda në qytet është plot 14 mijë ha të përmbytura vetëm brenda një jave dhe bilanci i të evakuuarve është rreth 14 mijë persona dhe 2651 shtëpi nën ujë, zëvendëskryeministri Ilir Meta në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës këtë pasdite ka deklaruar se përkushtimi për të përballuar gjendjen e rëndë të emergjencës në Shkodër do të vazhdojë pa u ndalur. E duke sjellë në vëmendje se tokat nën ujë, por edhe nga ku uji është tërhequr mund të bëhen burim epidemish, zëvendëskryeministri ka kërkuar nga Shtabi që të nisë edhe klorifikimi i tokave për t’i dalë përpara fatkeqësive të tjera që mund të rrjedhin si pasojë e neglizhencës.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Në këtë kontekst, Meta tha se nuk do të tolerohet asnjë neglizhencë.

“Prioritet mbetet klorifikimi i tokave, ku nuk ka më ujë”, nënvizoi Meta.

Ndërkohë ai falënderoi edhe bizneset e ndryshme që ofruan ndihma për banorët dhe familjet e përmbytura.

Më herët zëvendëskryeministri në një prononcim për mediat tha se përmbytjet në Shkodër nuk erdhën si rezultat i shkarkimeve nga hidrocentralet, por për shkak të reshjeve të shumta të javëve të fundit, të cilat edhe nga sinoptikanët ishin shumë më të larta se mesatarja e reshjeve të rëna në vitet e shkuara gjatë muajit nëntor. Meta bëri me dije se shkarkimet në HEC-e ishin të detyrueshme, pasi ishte e pamundur që turbinat të përballonin prurje të tilla të mëdha, të cilat në rast të kundërt do të shkaktonin dëme edhe më kolosale.

Ndërsa duket se moti nuk ka sjellë reshje ditët e fundit, mbetet ende emergjente situata në Shkodër, për shkak të nivelit të ujit që nuk ka pësuar rënie të ndjeshme.

Po kështu përparësi në këtë situatë është edhe furnizimi me ujë të pijshëm dhe me ushqime i banorëve të zonës, të cilët tashmë të evakuuar qëndrojnë nëpër konvikte e mjedise të tjera të përcaktuara.

mit/NOA

KOMENTE