Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo: 3G dhe operatori i katërt do të rrisin konkurrencën dhe ulin çmimet
English

Pollo: 3G dhe operatori i katërt do të rrisin konkurrencën dhe ulin çmimet

Tiranë, 7 dhjetor, NOA – Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit, Genc Pollo ka deklaruar se Shqipëria në ditët e sotme ka një penetrim të telefonisë celulare afro 140 përqind, shifër kjo që kalon mesataren e vendeve të BE-së. Ai theksoi se përdorimi i internetit është rritur ndjeshëm tek qytetarët shqiptarë, duke theksuar se vlerësimet e fundit tregojnë se 45 përqind e shqiptarëve janë përdorues interneti; ndërkohë që numri i familjeve që kanë akses në internet është rritur në 12.5 përqind, gjithashtu edhe numri i bizneseve, që kanë lidhje me internet.

Ministri Pollo foli sot në forumin e dytë të Telecom-it me temë “Shqipëria drejt Broadband-it”, i cili organizohej nën kujdesin e tij dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kompanive të Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit (TIK), universiteteve dhe Qeverisë.

Forumi i dytë për telekomin u fokusua këtë herë në sistemet, rrjetet dhe shërbimet lëvizëse broadband të komunikimit.

Ministri Pollo tha se dhënia e liçnsës për 3G do t’i shërbejë pa dyshim rritjes së brodbandit në Shqipëri dhe se hyrja e operatorit të katërt të telefonisë celulare do t’i japë një shtysë tjetër rritjes së konkurrencës dhe uljes së çmimeve në interes të konsumatorit.

Ky aktivitet ka si qëllim avancimin e projektit “Shqipëria Digjitale” si dhe ndërtimin e një bashkëpunimi më të ngushtë me komunitetin e biznesit të telekommunikacioneve dhe TIK-ut në Shqipëri.

Në këtë forum u diskutuan çështje të tilla si ngritja e Rrjetit Kombëtar Brezgjerë (National Broadband Netëork); miratimi dhe implementimi i strategjisë për kalimin nga transmetimet analoge në dixhitale; trajtimi i dividendit dixhital; politikat spektrale në përputhje me eksperiencat e BE-së për zhvillimin e Broadband si dhe krijimi i fondit për Shqipërinë Dixhitale, të cilat sikundër vlerësoi ministri Pollo janë pjesë e axhendës së qeverisë për periudhën e ardhshme.

mit/NOA
KOMENTE