English

Sindikatat, protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë

Tiranë, 7 dhjetor, NOA - Rritja e pritshme sot për çmimin e energjisë elektrike është shoqëruar me protesta nga sindikalistët jashtë godinës së Entit Rregullator të Energjisë, ku pritet të nxirret pas pak edhe vendimi përfundimtar rreth saj.

Eshtë sindikalisti Fiqiri Xibri, i cili udhëheq protestuesit, ndërsa forca të shumta policore janë vendosur në vendngjarje për të ndjekur nga afër se çfarë do të ndodhë, si edhe për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, e propozuar prej Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe CEZ (komoania çeke), pritet që të marrë sot përgjigjen përfundimtare nga Enti Rregullator i Energjisë.

Ky i fundit pritet që të bëjë publik gjatë ditës së sotme, vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, konkretisht atë prej 13 përqind ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE