Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet gazetarja, mori 45 mijë euro për të siguruar një liçensë miniere
English

Arrestohet gazetarja, mori 45 mijë euro për të siguruar një liçensë miniere

Tiranë, 8 dhjetor, NOA – Një gazetare është arrestuar sot nga Policia e Tiranës për mashtrim dhe ndërhyrje të paligjshme në personat që mbajnë funksione shtetërore. Operacioni i koduar “Kordinimi” ka vënë në pranga Majlinda Sabaudin Pashollari, 39 vjeçe, lindur në Elbasan e banuese në Tiranë, me profesion gazetare dhe e punësuar si koordinatore për median pranë një shoqate dhe Agim Qamil Pashollarin, 56 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, me profesion inxhinier.

Duke ushtruar funksionin e saj si gazetare Pashollari ka mashtruar një sërë individësh duke u marrë sasi të konsiderueshme parash.

Konkretisht dy personat me anë të mashtrimit i kanë marrë një shtetasi me banim në Bulqizë shumën e parave prej 45 mijë euro. Ata i kishin garantuar atij se me këtë shumë do të ndikonin te zyrtarë të Ministrisë Ekonomisë për të dhënë një leje minerare në qytetin e Bulqizëz.

Por veç këtij rasti, hetimet e policisë kanë zbuluar se dy personat, duke shfrytëzuar lidhjet shoqërore, i kanë marrë me anë të mashtrimit 300 mijë lekë, një shtetaseje me banim në qytetin e Elbasanit.

Këtë herë ata kishin dalë garant për të ndikuar tek funksionarë të Drejtësisë, për të ulur masën e dënimin vëllait të personit që pagoi 300 mijë lekë, Ilir Poçi.

Poçi është dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 25 vjet burg, i akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

Veç dy rasteve të mësipërme dy personat e arrestuar ndikonin për të nxjerrë edhe të drejtave studimi për disa Universitete Shtetërore të vendit.

Pashollari paraqitje si anëtare e një shoqate dhe kërkonte një shumë të caktuar parash, në këmbim të ndërhyrjeve të saj.

Gjatë arrestimit dhe kontrollit të ushtruar në banesën e tyre sekuestroi një sasi të konsiderueshme dokumentesh.

Në banesën e tyre u gjendën; 47 dokumente shkollore të personave për aplikim për studime të fakulteteve, kryesisht në emër të një shoqate, praktika për aplikim për leje minerare të personave të ndryshëm në qytetin e Bulqizëz, vërtetime të ndryshme të plotësuara dhe të pa plotësuara, çertifikata me emra personash konkretë,

karta krediti dhe numra llogarie në emër të personave të arrestuar, dokumentacion bankar që pasqyron transaksione financiare të personave të arrestuar.

Policia është duke hetuar dhe për persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

a.k./NOA

KOMENTE