English

Athina pret me protestë shefin e FMN: Largohu!

Athinë, 8 dhjetor, NOA – Drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, është pritur me protesta në kryeqytetin grek, ndërsa gjendet atje për një vizitë.

Kështu, prania e tij u shoqërua konkretisht me mbajtjen e dy manifestimeve masive.

Të parët, që kishin dalë në protestë kanë qenë buxhetorët, dhe pas tyre, kanë protestuar militantët e Partisë Komuniste.

Kryetarja e kësaj partie, Aleka Papariga, kërkoi në shesh në mënyrë të hapur, largimin e drejtorit të përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga Greqia.

Nga ana e tij, Dominique Strauss-Kahn ka deklaruar para parlamentin grek se institucioni që ai përfaqëson është pro shtyrjes së afatit të shlyerjes së borxhit grek prej 110 miliardë eurosh, që do të vendoset muajin janar.

n.e/NOA

KOMENTE