Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biberaj sulmon Berishën: Pas 20 vjetësh e ktheve PD-në në partinë e 1-shit
English

Biberaj sulmon Berishën: Pas 20 vjetësh e ktheve PD-në në partinë e 1-shit

Tiranë, 8 Dhjetor 2010 NOA – “20 vjetori i lëvizjes studentore e gjen PD-në, që u krijua nga kjo lëvizje, si parti inekzistente, ku veç 1-Njëshit (Kryetarit) nuk ekziston asnjë institucion apo forum tjetër, si parti të tjetërsuar tashmë dhe pa identitet, si parti pronë e një individi dhe e një klike të korruptuarish rrotull tij”.

Kështu u shpreh sot anëtari i Kryesisë së PDSH-së dhe ish-zv.Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dr. Aleksandër Biberaj, në 20 vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore Antikomuniste të Dhjetorit ’90.

Biberaj me një mesazh që dha sot, tha se përshëndeste të gjithë studentët, që të udhëhequr nga Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari, të cilët siç tha ai, - u ngritën më 8 Dhjetor ‘90, kundër diktaturës më të egër komuniste të Europës Jug-Lindore, duke e gjunjëzuar atë e duke themeluar më 12 Dhjetor ‘90 Partinë Demokratike, të parën parti opozitare pas rreth 50 viteve diktaturë çnjerëzore.

Biberaj theksoi se “ky përvjetor i Lëvizjes Studentore ’90 e gjen PD-në si parti, ku në mënyrë sistematike janë përjashtuar studentët e dhjetorit dhe themeluesit e PD-së, duke u zëvendësuar me ish-komuniste, pinjollë të regjimit të kaluar, apo bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit; si parti që solli demokracinë në Shqipëri, por për 20 vjet e humbi demokracinë e brendshme nga lidershipi i saj”.

Kurse shtoi: “Ky 20 vjetor le të shërbeje si apel për të gjithë ish-dhjetoristët, intelektualët, patriotët, demokratët e vërtetë, anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e PD-së, nga të djathtët e vërtetë për t’u ringritur edhe një herë, ashtu si njëzet vite më parë, për parimet dhe vlerat e demokracisë, me qëllim reformimin tërësor dhe të thellë të një partie tashme të atrofizuar dhe inelzistente.

Biberaj shprehu më tej mirënjohje, nder dhe respekt për të gjithë studentët e Dhjetorit ‘90, pedagogët dhe qytetarët e Tiranës që e mbështetën lëvizjen studentore që solli edhe demokracinë e shumëpritur në Shqipëri.

“Homazh për Liderin e Dhjetorit ‘90, Heroin e Demokracisë Azem Hajdari, si dhe apel për zbardhjen e “Vrasjes së Shekullit”; homazh për studentin-dëshmor të demokracisë, Arben Broci, dhe për të gjithë studentët, intelektualët dhe qytetarët shqiptare që dhanë jetën për përmbysjen e diktaturës komuniste, por edhe për të gjithë ata martirë të demokracisë, që kundërshtuan sundimin komunist në emër të lirisë dhe idealeve demokratike, për një Shqipëri të lirë dhe demokratike pjese te pandare te familjes Euro-Atlantike, se cilës i përkasim qe nga gjeneza jone kombëtare”, - nënvizoi z. Biberaj.

e.r/NOA

KOMENTE