English

Dita e shtatë

Shkodra është në ditën e shtatë të fatkeqësisë natyrore të ngritjes së liqenit, të prurjeve si asnjëherë tjetër, por në fakt është dhe në ditën e 60 të fillimit të këtyre fatkeqësive natyrore që kanë filluar nga Alpet dhe pastaj në Bogë e me radhë, derisa ka ardhur ky moment, të cilin ju e keni pasqyruar me vërtetësi. Siç e shikoni vazhdon një impenjimi i jashtëzakonshëm

Nga Jozefina Topalli

Shkodra është në ditën e shtatë të fatkeqësisë natyrore të ngritjes së liqenit, të prurjeve si asnjëherë tjetër, por në fakt është dhe në ditën e 60 të fillimit të këtyre fatkeqësive natyrore që kanë filluar nga Alpet dhe pastaj në Bogë e me radhë, derisa ka ardhur ky moment, të cilin ju e keni pasqyruar me vërtetësi. Siç e shikoni vazhdon një impenjimi i jashtëzakonshëm. Një përpjekje e gjigante për të prekur me gjithë dëshirën dhe vullnetin çdo shtëpi, çdo familje, jo vetëm në komunat që e rrethojnë Shkodrën, jo vetëm rrethina të cilat janë ende të përmbytura, ku një numër i madh shtëpish janë të rrethuara nga uji, por edhe këtu në lagjet periferike të Shkodrës; ka një përqendrim të rëndësishëm dhe themelor për të mbështetur këto familje me të gjitha shërbimet që ato kanë nevojë.

Ajo që është shumë e rëndësishme, kur të ndodhin fatkeqësi natyrore, në mençurinë e njeriut është se, edhe në atë fatkeqësi natyrore, të shikosh se cilat janë oportunitetet. Natyrisht kanë filluar që vitin e kaluar disa projekte të ravijëzoheshin, ndërkohë që një pjesë e tyre janë mbyllur. Por pas kësaj fatkeqësie natyrore, që nuk është vetëm e Shqipërisë, por është edhe e rajonit, e Evropës, ndoshta dhe në një shkallë më të gjerë, mendoj se projektet e By passit të Shkodrës, projektet në lidhje me Skavicën projekte që kanë të bëjnë me Bunën, janë projekte gjigante janë projekte që kërkojnë kohën e tyre, që kërkojnë financime të rëndësishme.
Dhe unë jam e kënaqur që në Buxhetin që kemi kaluar, këto projekte janë përfshirë. që do të thotë që në një periudhë kohe jashtëzakonisht të shkurtër. do të fillojnë menjëherë zbatimi tyre.
Unë dua të falënderoj deputetët, jo vetëm të Shkodrës, të cilët janë këtu natë dhe ditë, sepse u takon dhe bëjnë të tyren për të ndihmuar për të mbështetur; por unë falënderoj dhe deputetët që vinë nga rrethe të tjera. Falënderoj deputetët, të cilët kanë venë një pjesë të rrogës së tyre. Natyrisht nuk mund të mos përmend deputetin Andis Harasani, i cili ka vendosur tri rroga, ashtu sikurse dhe gjithë deputetë demokratë, që kanë vënë pjesë të rëndësishme të rrogës së tyre
Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë, përveç bizneseve që kanë sjellë ndihma të të gjitha llojeve, por dhe mbështetje financiare në numrin e llogarisë së Bashkisë Shkodrës.

Ajo që më ka bërë përshtypje më shumë, është mbështetja e qytetarëve të thjeshtë, emri i të cilëve nuk do të merret ndonjëherë vesh, sepse nuk kanë dashur, që kanë dhënë atë që kanë mundësi në numrin e llogarisë së Bashkisë së Shkodrës.

Dua të falënderoj ndihmat që kanë sjellë nga Kosova; në fakt ndihmat nga Kosova kanë ardhur që në ditën e parë dhe e rëndësishme është që të kapet momenti, gjithmonë është e rëndësishme mbështetja; por vlera themelore është që të jesh në momentin e parë, të kuptosh sa e rëndë është fatkeqësia natyrore dhe të mbështesësh njerëzit, qoftë në evakuim, qoftë në nevojat e tjera, që kanë në këto momente.

Dua të falënderoj me gjithë zemër ushtarët, policët, të gjithë Shtabin që punon, në mënyrë krejt unike, pushtetin lokal, Prefektin, Kryetarin e Qarkut, Kryetarin e Bashkisë dhe kryetarët e komunave.
Natyrisht kësaj radhë shteti ka qenë edhe më i angazhuar. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të një gatishmërie, të një solidariteti dhe të futjes në punë të një makinerie të jashtëzakonshme, që punon dhe kërkon të shkojë në mënyrë kapilare, për të ndihmuar çdo qytetar.
Edhe nëse ka raste që ndonjë qytetar apo ndonjë familje nuk është ndihmuar, po bëhen planet, operacionet të veçanta për ta gjetur secilin prej tyre, për ta mbështetur. Natyrisht falënderoj dhe ato vajza të reja të forumit të PD që kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur banorët.
Çfarë ka të veçantë Shkodra? E veçanta është se çdo qytetar në këto momente, edhe kur nuk është pjesë e prekur e fatkeqësisë natyrore në shtëpinë e tyre, në oborrin e tyre, në familjen e tyre, ata konsiderojnë se kjo fatkeqësi natyrore është sikur ti ketë prekur ata.
Kanë një shpirt solidariteti, kanë një shpirt vullnetarizmi që i fisnikëron shumë
I falënderoj për qetësinë e tyre, për mirëkuptimin e tyre, bashkëpunim me strukturat e shtetit, me Shtabin i cili është këtu, natë e ditë.

KOMENTE