Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinë, tjetër shpërthim në minierë, shënohen: 26 të vdekur
English

Kinë, tjetër shpërthim në minierë, shënohen: 26 të vdekur

Kinë, 9 dhjetor NOA - Kanë qenë të paktën 26 persona që kanë vdekur në një shpërthim që ka ndodhur në një minierë qymyri në provincën e Henan, në Kinën qendrore. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Kina e Re.

Incidenti ndodhi në një minierë në Mianchi, rreth 300 kilometra larg nga kryeqyteti provincial, Zhengzhou.

Sipas agjencisë së lajmeve Kina e re, në kohën e incidentit 46 punëtorë ishin duke punuar në minierë, ndërsa 20 të tjerë arritën të shpëtonin.
E njohur në të shkuarën si “'Suzhuang”, miniera kishte kaluar në pronësi të grupit shtetëror Yi Ma dhe ishte në fazë rinovimi.

Miniera, e cila prodhon 150 mijë tonelata qymyr në vit, me sa duket nuk ishte e autorizuar të vazhdonte punimet në këtë periudhë të ristrukturimit.

r.b/NOA

KOMENTE