English

Pacolli: Pas 15 vitesh, Kosova dhe Shqipëria do bëhen një

Rahovec, 8 dhjetor, NOA – Shqipëria do të bashkohet de jure me Kosovën, brenda një periudhe jo shumë të largët.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije kreu i Koalicioni për Kosovë të Re, Behxhet Pacolli, gjatë një takimi elektoral të mbajtur në Rahonec të Kosovës, ku ka theksuar se aspirata e politikës së tij, mbetet ajo e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.

“Sigurisht të gjithë ne e kemi synim bashkimin kombëtar. Bashkimin e trojeve tona. Por, ekzistojnë mënyrat si.

Neve kurrkush nuk mund të na ndalë që të punojmë dhe që de fakto të bashkohemi, kurse de jure do të jetë një periudhë pas 10-15 viteve”, ka thënë Pacolli gjatë takimit elektoral.

Duke shtuar se forca politike, së cilës ai i përket, që prej fillimit të aktivitetit politik e ka patur si qëllim bashkimin kombëtar.

“Por por bashkimin kombëtar në një mënyrë evolutive, në një mënyrë të mençur”, tha ai, duke treguar më pas me detaje edhe sesi kjo do të mund të bëhej e realizueshme.

n.e/NOA

KOMENTE