English

Paris Hilton, kapet nga paparacët në shoping familjar

Los Anxhelos, 9 dhjetor NOA – Biondja Paris Hilton është kapur nga fotografët e shumtë gjatë një aktiviteti që asaj i pëlqen më shumë ose e thënë ndryshe gjatë shoping-ut.

Por në këtë rast ndryshe nga herët e tjera, së bashku me të janë dhe i fejuari i saj Cy Waits dhe nëna Kathy.

Mund të themi se ka qenë një shoping familjar për bukuroshen amerikane në këtë prag krishtlindjesh.
Dorë për dore Paris dhe Cy kanë kaluar në magazinat e mëdha të “The Grove”, në Los Anxhelos, të rrethuar nga turmat e shumta të fansave, por dhe të shoqëruar nga mamaja Kathy, si gjithmonë tepër simpatike.

r.b/NOA

KOMENTE