Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS nis ndihmat për Shkodrën, Rama: Berisha të largohet
English

PS nis ndihmat për Shkodrën, Rama: Berisha të largohet

Tiranë, 8 dhjetor, NOA - Partia Socialiste ka dhënë sot ndihmat e para për banorët e përmbytur në Shkodër dhe u ka bërë thirrje të gjithë të zgjedhurve dhe strukturave të saj që të angazhohen plotësisht në këtë moment të vështirë.

Raportim minutë pas minute

“Kjo dërgesë e sotmja është pjesë e këtij angazhimi, i kemi bërë thirrje të gjithë të zgjedhurve vendorë të PS të angazhohen në këtë aspekt. I kemi bërë thirrje të gjitha strukturave tona kudo që janë të angazhohen në këtë aspekt”, tha kreu i PS-së, Edi Rama në një prononcim për media.

Rama u shpreh se qeveria sotme ka dyshuar në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

“Paralelisht me betejën politike për adresimin ashtu siç duhet të këtij problemi kaq të madh të shkaktuar nga keqqeverisja si shprehje kuptim plotë e dështimit të Sali Berishës, ne jemi angazhuar prej ditësh në dërgimin e ndihmave pranë njerëzve që janë në pikë të hallit në kushte jashtëzakonisht të vështira mbijetese”, tha Rama.

Ai u shpreh se nisma e PS-së është një përpjekje modeste për nevojat e jashtëzakonshme të njerëzve në ato zonë.

“Por për ne si gjithmonë në këto raste, që fatkeqësisht po përsëriten gjithmonë e më shpesh, ne do të vazhdojmë të bëjmë tonën jo vetëm si opozitarë por edhe si qytetarë në radhë të parë të këtij vendi, si bashkëqytetarë të atyre fatkeqëve që janë viktima të dështimit dhe të korrupsionit të qeverisë”, tha Rama.

Rama u shpreh se kjo situatë do të kalohet, por qeveria nuk duhet tu ktheje kurrizin problemeve që sjellin përmbytjet në të ardhmen.

“Duke shpresuar që ky moment do të kapërcehet por duke ngulur këmbë që të mjaftohesh thjeshtë me kapërcimin e këtij momenti dhe të kthesh kurrizin nga plagët e mëdha të gjithë territorit duke filluar nga Shkodra por edhe më poshtë do të thotë jo vetëm të tradhtosh njerëzit përsëri por ti lësh ata në mëshirën e një fatkeqësie tjetër”, tha ai.

Ai ka theksuar se duhet marrë masa për buxhetin dhe gjithë problemet që kanë të bëjnë me administrimin e ujërave dhe bonifikimin e vendit. Nga ana tjetër ai ka theksuar se është e nevojshme që të largohet kryeministri Sali Berisha.

“Në këto kushte unë jam i bindur se më shumë se kurrë është aktuale nevoja për largimin e Sali Berishës, nevoja për largimin e kësaj qeverie barbare dhe të babëziturish, nevoja për një transformim rrënjësor të qeverisjes, për një model të ri zhvillimi për një model të ri përgjegjësish në raport me qytetarët”, tha Rama.

Pjesë e ndihmave të dërguara në zonat e përmbytura në Shkodër janë:

26 mijë litra ujë i pijshëm

1200 litra vaj

2000 kg oriz

2000 kg makarona

200 copë jorganë

a.k/NOA

FOTO EKSKLUZIVE NGA LART

KOMENTE