English

Rrihen brutalisht dy aktivistë të VETËVENDOSJE! nga militantë të PDK

Dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe dy familjarë të tyre, tre prej tyre të mitur janë rrahur brutalisht në Shtime

Lexoni gjithashtu: Albin Kurti: 3 datat 12

Fshati Belincë – Shtime, 8 Dhjetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në mbrëmje në fshatin Belincë të komunës së Shtimes. Në orën 21:00 dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të shoqëruar dhe nga tre familjarë të tyre të cilët kanë qenë minorenë janë sulmuar prej katër aktivistëve të PDK.

Vërejmë se situata e dhunës është krijuar prej konteksteve zgjedhore. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë qenë duke vendosur postera, në shoqërinë e tre kushërinjve të tyre të mitur, kur janë sulmuar dhunshëm, me mjete të forta pranë një salle bilardoje.

Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës Haradin Ahmeti (35 vjeç), Rexhep Ahmeti (45 vjeç), Bujar Ahmeti (20 vjeç) dhe Gëzim Ahmeti (22 vjeç) kanë sulmuar dy aktivistët Admir Shatmani (22 vjeç)dhe Artan Shatmani (25 vjeç). Dhuna brutale e anëtarëve të PDK-së nuk ka kursyer as tre të miturit L.A. (14 vjeç), F.A. (16 vjeç) dhe L.A. (15 vjeç).

Anëtarët e PDK-së kanë sulmuar në mënyrë kafshërore, me topa e me shkopinj bilardoje, duke i shkaktuar hemorragji të rëndë L.A. (14 vjeç).

Aktivistët e PDK janë tashmë nën arrest të policisë në Shtime, ku po ashtu janë shoqëruar aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të deklaruar atë çfarë ka ngjarë.

Ky nuk ka qenë rasti i parë i dhunës në këtë fushatë, e megjithatë Lëvizja VETËVENDOSJE angazhohet të denoncojë e të bëjë publik çdo rast të shfaqjes së brutalitetit nga cilido subjekt politik.

"Ata që mendojnë se kanë për të fituar zgjedhjet nëpërmjet dhunës, gabohen, dhe përgjigjen kanë për ta marrë ditën e zgjedhjeve nga vetë publiku që po tronditet nga raste të tilla të dënueshme nga gjithkush", deklaron Levizja VETEVENDOSJE.

r.b/NOA

Të rrahurit:

1. Labinot Arifi (14) – i lënduar në kokë me top të bilardos (gjakderdhje e madhe, spital Ferizaj)

2. Admir Shatmani (22) – i lënduar në fytyrë dhe bark

3. Florent Arifi (16) – të rrahur

4. Lundrim Arifi (15) – të rrahur

5. Artan Shatmani (25) – të rrahur

Personat e PDK-së të arrestuar:

1. Haradin Ahmeti (35)

2. Rexhep Ahmeti (45)

3. Bujar Ahmeti (20)

4. Gëzim Ahmeti (22)

KOMENTE