Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekuestrohet nga shteti kisha katolike
English

Sekuestrohet nga shteti kisha katolike

Kinë, 9 dhjetor NOA - Goditet kisha katolike në Kinë. Kanë qenë të paktën një duzinë peshkopësh që janë sekuestruar nga policia dhe janë detyruar për të marrë pjesë në asamblenë e shoqatës patriotike katolike kineze, nga ana e qeverisë komuniste.

Njëri prej tyre, megjithatë, ka arritur të arratiset dhe tani është në kërkim nga të gjithë agjentët në të gjithë vendin si një “kriminel i rrezikshëm”.
Njeriu i cili u arratis është Joseph Li Lian Gui, kreu i dioqezës së Xian Xian. Lajmi është konfirmuar nga burime të kishës katolike kineze që kanë denoncuar këtë klimë të shkeljes së rëndë të lirisë fetare në vend.

Disa besimtarë kanë thënë se Xin Feng Mao, peshkop i të dioqezës Jing Xian, është larguar nga priftërinjtë e tjerë, të cilët u përpoq për ta mbrojtur atë dhe me forcë.

Nga informacione të tjera është bërë e ditur se ditën e martë në mëngjes telefonat e peshkopëve dhe priftërinjve kinez do të jenë të paarritshëm.

r.b/NOA

KOMENTE