English

Sherr me armë zjarri në diskotekën “Alkatraz”

Lezhë, 8 Dhjetor 2010 NOA – Përleshje e armatosur në diskotekën “Alkatraz”, në qytetin e Lezhës, policia njoftohet me urgjencë të ndërhyjë në këtë situatë dhe me të mbërritur vihet në ndjekje të personave përgjegjës.

Korrespondenti i agjencisë NOA bën të ditur se janë arrestuar para disa minutash, Sandër Matia, 35 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Rraboshtë të rrethit Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes” dhe Vilson Vulaj, 25 vjeç,lindur dhe banues në fshatin Balldre të rrethit Lezhë.

Forcat e Komisariatit të Policisë Lezhë, sqaruan se u bë arrestimi i dy të rinjve u bë pasi rreth orës 00.30 të ditës së sotme, në diskotekën “Alkatraz”, në qytetin e Lezhës, kanë kanosur me armë zjarri për motive të dobëta, djalin 28 vjeçar me iniciale N.B, lindur në fshatin Mnelë të rrethit Shkodër dhe banues në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit Lezhë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,

1 (një) armë zjarri pistoletë mod.54, 1një gëzhojë, si dhe një krehër pistolete me tre fishekë.

Policia tha se materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 84 dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Sandër Matia dhe Vilson Vulaj.

a.b/NOA

KOMENTE