Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shfaqen raste shqetësuese të infeksioneve respiratore në zonat e përmbytura në Shkodër
English

Shfaqen raste shqetësuese të infeksioneve respiratore në zonat e përmbytura në Shkodër

Të dhënat më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në Shkodër

Shkodër, 8 Dhjetor 2010 NOA – Në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës, po shfaqen raste të shtuara të infeksioneve respiratore. Pohimi vjen nga Komiteti i Emergjencës Civile në Shkodër i cili konfirmoi se “vihet re një rritje e lehtë e infeksioneve respiratore”.

Konfirmohet se vetëm orët e fundit, janë realizuar tre transporte dhe konkretisht:

Rast nga Velipoja me colica renale, transporti u realizua me mjete ujore deri ne Shëngjin dhe pastaj me autoambulance për në spitalin rajonal ne Shkodër;

Rast nga Velipoja, me frakturë te kembes, transporti u realizua me helikopter;

Rast nga Ana e Malit, fëmijë me reaksion alergjik, transporti u realizua me mjetet e ushtrisë.

Më poshtë vijon informacioni i renditur, marrë nga Komiteti i Emergjencës Civile në Shkodër:

1. Informacion mbi kaskaden Drin-Bune

Nga komunikimi me sallat operative te HC rezulton se:

HEC-et

Kuota e Liqenit(m)

Prurjet

m3/s

Shkarkimet

m3/s

Fierzë

290. 45

750

1100

Koman

170. 84

1365

1420

Vau i Dejës

74. 23

1556

1433

Niveli i ujit ne liqenin e Shkodrës pranë urës së Bunës, në kuotë absolute është 9. 84m.

Niveli i ujit i lumit Drin pranë urës së Bahçallekut 9. 52 m

Kuota ne Dajç eshte 7. 4m

Hidrovori ne Velipoje po punon me kapacitet te plote me kuote -1. 5

Prurjet ne lumin Kir jane 70 m3/sek, ne lumin Gjader jane 70 m3/sek

2. Situata ne Qarkun Shkodër

Gjatë ditës së sotme, forcat e policorë në bashkëpunim me strukturat e tjera, kanë vazhduar të jenë të angazhuara në evakoimin e shtetasve në në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura, shoqërimin e tyre, mbarëvajtjen e punës gjatë shpërndarjes së ndihmave dhe sigurimin e rendit e qetësisë në këto zona. Veprimet e Policisë, kryesisht kanë qënë të përqendruara në zonat më problematike, në fshatrat e komunave Dajç, Ana e Malit, Berdicë, Velipojë, Bushat, Gur i Zi dhe në lagjet e përmbytura të qytetit Shkodër. Gjatë ditës së sotme nga Zyra e Koordinimit Policor pranë Shtabit të Emergjenës në Prefekturë janë marrë dhe ezauruar 4 informacione, të cilat kanë të bëjnë me shoqërime personash nga qyteti Shkodër për në Moriqan e anasjelltas, si dhe kërkesa të banoreve për ndihmë me ushqime. Janë shoqëruar nga shërbimet e Policisë gjithsej 171 persona nga Shkodra në Moriqan dhe anasjelltas.

Veprime të tjera të kryera nga policia të diktuara nga situata.

Janë mbuluar me efektive policie të gjitha zonat e përmbytura, të cilët janë atashuar pranë komunave dhe në fshatrat problematike me shërbim 24 orë, pa ndërprerje. Të gjitha akset rrugore problematike që janë të përmbytura, mbulohen rregullisht 24 orë me shërbime policie, duke mos lejuar kalimin e automjeteve me qëllim që ato të mos rrezikohen. Me efektivë të Policise Rrugore është realizuar shoqërimi i autokolonave me ndihma të ardhura gjatë ditës. Krahas efektivave të angazhuara me shërbime në zonat e përmbytura, me qëllim sigurimin e rendit e qetësisë publike dhe parandalimin e goditjen e kriminalitetit, në rrethin Shkodër janë shtuar e dubluar shërbimet e policisë në të gjithë territorin brenda juridiksionit të rrethit.

Situata e përmbytjeve e ndare sipas zonave

Bashkia Shkoder

Nuk ka patur probleme dhe situata eshte pothuajse e njejte persa i perket nivelit te ujrave. Ka rënie nga 5 deri në 10 cm në lagjen Xhabijej dhe Tophanë. Vazhdojne te jene te permbytura zonat e Kirasit, Livadeve, Udhakryqit dhe lagjet Manush Alimani, Salo Halili, Ahmet Haxhija, Ajasem, Iliria, Bahçallek dhe pjeserisht lagjia Shiroke. Aksi rrugor Xhabiej-Ura e Bunes vazhdon te jete i permbytur nga uji dhe eshte i kalueshem vetem nga mjetet e renda te trasnportit.

Komuna Ana-Malit

Situata vazhdon te jete ne përmirësim niveli i ujit ka rene rreth 35 cm. Akset rrugore ne kete komune jane te kalueshme ma mjete te vogla nga Zusi-Moriqan. Vazhdojne te jene te permbytura fshatrat Obot dhe Gorice.

Komuna Bushat

Situata vazhdon te jete e njejte pothuajse e njejte. Uji ka rene rreth 5-10 cm. Vazhdojne te permbytura fshatrat Fshat i Ri, Mali i Jushit, Trush i Poshtem dhe Hoten. I bllokuar eshte aksi rrugor Rranza-Mali i Kolaj.

Komuna Berdice

Situata vazhdon te jete ne permiresim. Niveli i ujit ka rene rreth 30 cm. Akset rrugore Harku i Berdices-Berdice – Trush-M. Hebe te zhbllokuara deri tek kthesa e Dajçit.

Komuna Dajç

Situata ne kete komune ka nje permiresim, niveli i ujit ka rene rreth 30 cm. Akset Gramsh –Dajç, Suka-Dajç, Suka-Gramsh, jane te kalueshme me mjete te larta dhe zetor.

Janë shpërndarë

Komuna Guri i Zi

Situata ne përmirësim persa i perket nivelit te ujit i cili ka pesuar nje renie ne masen 20-30 centimeter. Aksi rrugor Varrezat e deshmorve –Kuç me mjete te larta.

Komuna Velipoje

Situata ne kete komune vazhdon te jete ne permirsim uji ka rënjë nga 50 cm deri në një metër. Rruget qe lidhe velipojen me Shkodren e bllokuar. Rruget Komunes me fshatrat perreth jane te kalushme. Transporti behet vetem me mjete lundruese dhe nga ajri, me Shkodren.

Situata e akseve rrugore shkaktuar nga përmbytja

Në rrethin e Shkodrës:

Rrugët në qytetin e Shkodrës:

Unaza e re nga vendi i quajtur Parku i Industrise Ndocej, deri tek “Bexhisteni”, kalohet vetëm me mjete të larta pasi në rrugë niveli i ujit eshte ne lartesine mbi 1 meter.

Aksi rrugorë nga Pesëkatëshi me urë në Xhabijes deri tek Ura e Bunës (Lokali “Freskia”) kalohet vetëm me mjete të larta.

Ura e Bunës është e kalueshme me mjete të larta dhe fuoristrada.

Rruga e Shirokës është e kalueshme me mjete te mesme dhe te larta.

Rrugët nacionale dhe rrugët lidhëse me komunat:

Aksi rrugorë Shkodër – Tirane tek Harku i Berdices është i kalueshëm nga te gjitha llojet e automjeteve por per te shkuar ne Tirane nga Shkodra duhet te kalohet me mjete te larta nga aksi nga Xhabija deri tek Ura e Bunes.

Rruga për në Komunën Ana e Malit dhe PKK Muriqan kalohet nga te gjitha llojet e automjeteve.

Aksi rrugorë Shkodër – Bërdicë tek Harku i Berdices është i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve.

Aksi rrugorë Shkodër – Velipojë është i pakalueshëm në të dy krahet.

Rruga për në Komunën Dajç është e pakalueshme nga mjetet e transportit.

Aksi rrugorë Shkodër – Kirë – Mali i Shoshit – Komuna Shalë lëvizja kryhet me vështirësi.

Aksi rrugorë Bogë – Thethë është e pakalueshme, (në Qafë Terthorë ka rreth 1 m borë).

Aksi rrugorë Breg Lumi – Thethë është e bllokuar si pasojë e shëmbjes së rrugës nga reshjet.

Në rrethin M. Madhe:

Aksi rrugorë Tamarë – Vermosh kalohet me vështirësi në Qafë të Bordolecit

Aksi rrugorë Tamarë – Vukël është i bllokuar nga shembja e dheut dhe po punohet për zhbllokimin e kësaj rruge.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet

Në rrethin Pukë:

Aksi rrugorë Fushë Arrëz – Iballë është e bllokuar nga shembja e dheut si pasojë e reshjeve të rëna dhe po punohet për zhbllokimin e rrugës.

Aksi rrugorë Fierzë – Tropojë është i bllokuar kalimi tek Ura e Hidrocentralit të Fierzës pasi ka gërryerje pranë urës nga vërshimi i ujit.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet.

Dislokimi i forcave ne terren

Bashkia Shkoder

Ne lagjet e Bashkise Shkoder jane vene ne funksionim dy grupe FNSH 731 Shkoder dhe 10 SPZ te Komisariatit te Policise Shkoder. Nje grup eshte ne lagjen Tophane, nje grup ne lagjen Salo Halili dhe nje tek Pazari, “Lagjia Iliria”. .

Komune Dajc

Jane te dislokuar 5 punonjes Policie dhe 2 grupe FNSH, nje grup i FNSH Shkoder dhe nje grup FNSH Tirane. Kane shkuar 5 helikoptere me ndihma koncentrat ushqimor per bageti. Njeri nga helikopteret me uje te pijshem. Janë shpërndarë 9 helikopterë me ndihma, nga të cilët njëri është i madh. Në Suka Dajc, 11 helikopterë me 6 tom koncentrat për bagëti dhe 4 ton ujë. Në fshatin Pentar 10 helikopterë me 5 ton ujë, 5 ton koncentrat për 5 ton miell dhe ushqime të tjera, si dhe 240 batanije. Në Belaj, Samrisht, 215 pako ushqime të shpërndara në fshatrat Rrushkull, Delaj, Samrisht i Vjetër dhe Samrisht i Ri.

Komuna Ana e Malit

Jane vene ne funksionim 16 punonjes Policie dhe nje grup “RENEA”. Forcat jane te përqendruara ne fshatin Obot dhe akoma nuk ka filluar shpërndarja e ndihmave. Janë shpërndarë 20 ton mallra, nga të cilët 15 ton miell dhe 5 ton ushqime të tjera.

Komuna Velipoje

Ne komunen Velipoje jane te përqendruar 14 efektiva Policie, nga te cilet 8 jane forca te DPQ Shkoder dhe 6 FNSH 731 Shkoder. Dy forca Policie jane te përqendruar tej posta e Policise Velipoje, ndersa 6 forca jane ne qender Velipoje te cilet merren me shpërndarjen e ndihmave. Kane shkuar dy helikoptere me ndihma ushqimore. Vazhdon shpërndarja e ndihmave, pa probleme.

Komuna Gur i Zi

Ne komunen Gur i Zi, jane dislokuar ghjithsejt 4 efektive Policie, dy ne fshatin Kuç dhe dy shërbime ne fshatin Rrenc. Janë shpërndarë gjithsejt 2. 5 ton ujë, 200 batanije dhe 200 pako me ushqime.

Komuna Berdice

Ne komunen Berdice, jane dislokuar ghjithsejt 7 efektive Policie dhe nje grup i FNSH me IVEKO. Shperndarja e forcave eshte si vijon; 3 forca Policie ndodhen tek Komuna, 3 ne fshatin Trush dhe nje punonjës Policie ne Qender Komune.

Komuna Bushat

Ne komunen Bushat jane te dislokuar 7 forca Policie dhe grup i FNSH 731 Shkoder, nga te cilet 4 jane ne fshatin Mali i Jushit. Ndodhen dy mjete te ushtrise dhe 3 varka qe po shpërndahen me materiale ushqimore. Nuk Probleme.

5. Veprimtaria e strukturave të DSHP dhe Spitaleve.

Në të gjitha zonat e përmbytura, dhe konkretisht në Velipojë, Dajç, Bërdice, Ana e Malit, Bushat vazhdon shërbimi 24 orësh.

Janë siguruar të gjithë medikamentet e emergjencës dhe që nga dita e djeshme, janë siguruar nga Ministria e Shendetësisë edhe një sasi medikamentesh konkretisht antibiotike, te cilat i janë shpërndarë këtyre qëndrave.

Nuk ka rritje te sëmundshmërisë por vihet re një rritje e lehtë e infeksioneve respiratore.

Janë realizuar tre transporte dhe konkretisht:

Rast nga Velipoja me colica renale, transporti u realizua me mjete ujore deri ne Shëngjin dhe pastaj me autoambulance per në spitalin rajonal ne Shkoder,

Rast nga Velipoja, me fracture te kembes, transporti u realizua me helikopter,

Rast nga Ana e Malit, femije me reaksin alergjik, transporti u realizua me mjetet e ushtrise.

Persa i takon monitorimit te ujit te pijshem per ne qytetin e Shkodres, vazhdon marrja e mostrave te ujit dy herë në ditë, në pikat e përcaktuara të cilat kanë ujë, si dhe marrja e mostrave në të gjitha ato raste kur ne mendojmë se ka probleme ose kur kemi një informacion nga qytetarët për probleme në lidhje me ujin e pijshëm. Në mostrat e sotme rezulton që klori është brënda normave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, për situatën në të cilën ndodhemi.

6. Veprimtaria e Drejtorive të Rrugëve Rajonale dhe Rurale.

Janë marrë masat e duhura nga drejtoria e rrugëve rajonale dhe DPQ për vendosjen e shënjave të identifikimit të kufizuesve të akseve të rrugëve të Dajcit, Velipojës. Është punuar nga Drejtoria Rajonale ne zhbllokimin e aksit F. Arrez-Reps-Gjegjan si dhe në bashkëpunim me ushtrine eshte punuar rampa tek Ura e Bunes rreth 40m si dhe jane bere punime ne argjinaturen e Gjolulit si mbushja me qakull, sistemim, ngjeshje. Kane ardhur prane kësaj drejtorie ne dispozicion te KECQ rreth 14 mjete vetëshkarkuese per ti përdorur per ndërhyrje ne zonat e permbytura. Është punuar nga kjo drejtori në bashkepunim me Drejtorinë Pyjore per pastrimin e Ures se Bunes nga grumbullimi i mbeturinave të cilat të ngjeshura pas hekurave krijonin një rrezik për urën, këtu është vendosur një grup punëtorësh dhe një mjet fadromë.

Gjatë ditës u arrit të pastrohet plotësisht Ura nga mbetjet që sjell Liqeni. Kane përfunduar punimet tek Harku i Berdices ku jane hedhur rreth 500 m3 inerte dhe rruga eshte bërë e kalueshme. Kanë filluar punimet për mbylljen e gropave ne rrugën Shkodër-Mjedë. Është punuar tek ura e Spatharit për përfocimin e këmbëve të kësaj ure, këtu një ndihmesë ka dhënë dhe firma Austriake verbund (Energji Ashta), tashmë Ura është jashtë rrezikut dhe po punohet ne projektin për përforcimin përfundimtar.

Është bërë e kalueshme rruga e Qafës së Malit. Është bërë e kalueshme rruga Koplik –Bogë. Ëshë bërë e kalueshme rruga Qafë Ajasëm (një variant ky për të udhëtuar në drejtim të Tiranës). Nga ana e kësaj ndërmarrjeje është bërë dërgimi i mbi 4000m3 material për mbushjen e argjinaturës Torovicë. Gjarë ditës është punuar tek Rampa e Urës së Bunës pasi kanë pësuar çarje dërrasat. Është punuar tek konvikti i shkollës pyjore për mbushjen me çakëll.

7. Veprimtaria e Ujësjellësve Fshat dhe Qytet.

A – Situata e furnizimit me uje te qytetit:

Qyteti furnizohet me uje vetem nga stacioni i ri me kapacitet me 450 l/sek si dhe nga depot ne kodrat e tepes 15 000 m3. Depot happen 3 here ne dite ne periudhen e pikut per rritjen e presionit te ujit ne rrjet.

Sot ka renie te nivelit te ujit ne satcionin e pompave ne Dobraç. Eshte berë i mundshëm levizja e mjeteve per transportin e punetorëve dhe furnizimin me klor e karburant.

Per venien ne pune te stacionit te vjeter te pompimit ne Dobraç po punohet me perfaqesuesit e ÇEZ per kontrollin e rrjetit te brendshem elektrik.

Ne te njejten situate po punohet dhe per venien ne pune te KESON-nit te KUZ-se.

B. Njoftime per qytetaret.

Furnizime uji me autobot ne zonat ku nuk arrin furnizimi nga rrjeti ujesjelles

Njoftim per mbeshteteje teknike per riparimin e pompave vetjake si dhe rrjetit te brendshem

Njoftim per furnizim me Hipoklorit Kalçiumi ne sasi te vogla me udhezimet perkatese per dezenfektimin e puseve private dhe ambienteve vetjake te permbytura, ne dy pika: Drejtorine e ndërmarrjes L. 3 Heronjt dhe ne zyrat Telekom ne qender te qytetit.

8. Veprimtaria e strukturave të CEZ, OST.

Ka qënë pjesë e këtij shtabi duke kontribuar maksimalisht ne furnizimin me energji elektrike ne te gjithe zonen e Shkodres. Perparësi në furnizim i është dhënë zonave të përmbytura, duke mbajtur shërbime 24 oreshe në grupet e gatishmërisë në qytet dhe në zonat e përmbytura. Strukturat e CEZ Shpërndarje Shkodër mbajnë kontakte të vazhdushme me shtabin e emergjencës për eliminimin e defekteve dhe rrezikut që paraqitet në kabinat dhe linjat elektrike te TM e TU. Gjatë ditës së sotme është bërë verifikimi me helikopter të mundësuar nga Shtabi I Emergjencës i zonës në fshatin Rrjoll të Velipojës meqënëse linja ekzistuese është e rrëzuar nga vërshimi i ujit. Ekipi që ka monitoruar situatën ka parë dy variante të mundshme të furnizimit:

1. Nëpërmjet shkrimit të rrjetit kabllor por ky variant ka rënë poshtë pasi në rast të defektit kabllor i cili është i pashmangshëm është e pamundur gjetja dhe riparimi i defektit.

2. U konkretizua se vetëm nëpërmjet të rivendosjes së linjës ajrore të bëhet furnizimi i fshatit Rrjoll.

Rivendosja e shtyllave dhe e linjës do të bëhet në bashkëpunim me ushtrinë sapo niveli i ujit të ulet duke u monitoruar në cdo moment nga specialistët tanë.

Njëkohësisht po punohet në rehabilitimin e rrjetit të amortizuar te kabinës PTT Pazar duke e zëvëndësuar me ABC gërshet.

Në sajë të një kontrolli teknik të NST Zues 35/6kv nga ekipi i remontit të tensioneve të larta u bë e mundur dhënia energji Nst Zues duke marrë energji abonentët nga fshati Zues në Moriqan me përjashtim të fshatit OBOT me 120 abonentë.

Pra nga 195 kabina dhe 5776 abonentë pa energji të ditës së ndjeshme sot ky numër është ulur në 136 kabina dhe 3896 abonentë pa energji.

Po monitorohen të gjitha defektet ne Shkodër, situata është nën kontroll

9. Bordi i Kullimit

Rezervuari i Shtodrit gjëndet në gjëndje normale me sasi uji të kontrolluar 7. 5 mln që është brënda rregullave teknike. Hidrovori i Çasit nuk funksionon sepse eshte teresisht i permbytur. Po punohet në Argjinaturën e Recit për mbilartësimin e argjinatures nga strukturat e ushtrisë e cila është lartësuar mbi 1m.

Po punohet në argjinaturën e Vilunit për shmangjen e filtrimeve. Sipas informacionit të Bordit të Kullimit Lezhë që nga data 02. 12. 2010 filloj puna në argjinaturen e Torovices dhe po punohet në nje gjatësi 1500 ml dhe gjerësi 5 m ku janë hedhur deri tani mbi 12. 000 m3 inerte duke krijuar nje rezerve në lartësi 70cm. Po punohet në Përfundimin për mbilartësimin dhe besohet që ditën e nesërme do të jëtë e përfunduar. Niveli i Ujit në këtë zonë ka rënë me rreth 10cm, krahasuar kjo me ditën e djeshme. Pra niveli i ujit ndodhet më shumë se 1m nen nivelin e argjinaturës.

10. Veprimtaria e strukturave të Drejtorise së Bujqësisë, Mbrojtjes së Konsumatorit,

Sipas tabelave bashkangjitur.

11. Kontributet nga shoqatat, OJF, bizneset. etj.

Fondacioni Civitas ka ndërmarrë një iniciative humane, për t’i ardhur në ndihmë njësive të qeverisjes vendore të qarkut Shkodër të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Me dt 8/12/2010 në komunën DAJÇ nga ky fondacion u shpërndanë 8. 5 ton ushqime, në formë paketash ku çdo paketë përmban kryesisht: 2 kg oriz, 2 kg sheqer, 2 kg miell, 3. 5 kg vaj, 2 kg makarona, 1 koli me uji, 6 copë sapune, kripë dhe kite higjenike. Veç kontributit të institucionit dhe solidaritetit të punonjësve, drejtuesit e fondacionit vendosën që të vazhdonin misionin e tyre për të qënë sa më pranë familjeve.

Kështu, ishte nisma e Drejtorit te Fondacionit Endrit Reka i cili nuk nguroi të ndërmarrë këtë iniciative e cila u krijua në baza vullnetare.

Kryqi i Kuq Shqiptar ka shpërndarë deri tani ushqime për 110 familje ne fshatin Obot dhe 360 rome te akomoduar ne repartin e Rrencit, ndihme e cila ka vazhduar deri më datë 6. 12. 2010. Janë asistuar rreth 60 familje me kite higjenike që janë te dislokuar ne konviktin Safet Spahia.

Ka marrë furnizim dhe ka aktualisht ne gjëndje në magazinat e tyre rreth 10000 batanije, 400 kite higjenike dhe 300 batanije per ti shpërndarë në zonat e përmbytura. Ka mbështetur gjatë 24 oreve me kite higjenike rreth 200 familje të akomoduar prane konvikteve Industriale dhe Universitetit.

Edhe organizata Sakravita ka shprehur gadishmërine për të kontribuar në komunat e përmbytura. Nga OXFAM Gb në Shqipëri, për situatën e krijuar është asistuar 10 ton me bazë ushqimore për blegtorinë komuna Ana e Malit.

Gjithashtu, rreth 25 vullnetare, të rinj, në shenjë solidariteti me të rinjetë shkodranë, të ardhur nga Tirana, shpërndanë ndihma për banorët dhe të rinjtë e Shkodrës së bashku me forcat e policisë dhe ato të armatosura.

e.r/NOA

KOMENTE