Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tetë dhjetori
English

Tetë dhjetori

Atë mbrëmje, të nesërmen dhe në ditët në vijim studentët treguan se ishin përpara të gjithëve dhe shkuan më larg se të gjithë me vendosmërinë e tyre për të fituar pluralizmin e vërtetë politik, që nuk do të ishte as dhuratë dhe as një fabrikim artificial i regjimit për të kaluar lumin

Nga Preç Zogaj

Sot mbushen njëzet vjet nga dita e fillimit të Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990 që solli vendosjen e pluralizmit politik, fundin e sistemit komunist njëpartiak, hapjen e epokës së re të demokracisë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Tetë dhjetori i vitit 1990 është një ditë e madhe e historisë sonë. Protesta e parë e bërthamës studentore, që u nis atë mbrëmje nga qyteti “Studenti” drejt bulevardit “Dëshmorët e kombit” me thirrjet Liri- Demokraci, është një ngjarje nga më madhoret dhe më të bukurat në rendin e veprave dhe përpjekjeve të shqiptarëve për liri,drejtësi, dinjitet dhe demokraci.

Opozita e Bashkuar dhe gjithë shqiptarët kujtojnë sot me respekt dhe nderim të madh atë grup vajzash dhe djemsh që u nisen nëpër terr për të ndryshuar historinë e vendit të tyre. Ne përkulemi me mirënjohje të madhe para guximit, mençurisë dhe vendosmërisë së tyre për t’u përballur me diktaturën e fundit të asaj kohe në Europë.

Ne përkulemi para kujtimit të pavdekshëm të liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari.

Atë mbrëmje, të nesërmen dhe në ditët në vijim studentët treguan se ishin përpara të gjithëve dhe shkuan më larg se të gjithë me vendosmërinë e tyre për të fituar pluralizmin e vërtetë politik, që nuk do të ishte as dhuratë dhe as një fabrikim artificial i regjimit për të kaluar lumin.

Studentët ishin përpara të gjithëve në vizionin e tyre të dekomunistizimit të vërtetë e të ndershëm, sikurse edhe në aspiratën e Shqipërisë evropiane.

Studentët kthyen Shqipërinë me fytyrë nga Europa.

Ata vunë fatin e Shqipërisë në binarët e demokracisë perëndimore.

Nuk do të duhej me shumë që emri dhe vepra e tyre të gdhenden përgjithmonë në kujtesën dhe krenarinë e gjithë brezave.

Duke evokuar sot këtë ditë të shënuar, Opozita e Bashkuar dëshiron të nënvizojë se e konsideron lëvizjen e dhjetorit vlerë kombëtare. Opozita e Bashkuar e mbron dhe do ta mbrojë këtë vlerë. Ajo do të bëjë më shumë nesër në pushtet për një njohje me të gjerë të kësaj Lëvizjeje, për nderimin dhe përjetësimin e protagonistëve të saj.

Opozita e Bashkuar gjen rastin të zotohet dhe të premtojë sot një demokraci funksionale që mbështetet në një pluralizëm të vërtetë, si ai që kërkuan studentët e dhjetorit 1990 dhe jo në pluralizmin e kërkuar e të simuluar që ka prodhuar gjithë këto vite luftë të keqe dhe paqe te keqe politike, që mbështetet në zgjedhjet e lira e të ndershme si themel i demokracisë.

KOMENTE