Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Shkodra përpara projekteve të mëdha kundër përmbytjes, keqardhje për Ramën që s’votoi buxhetin
English

Topalli: Shkodra përpara projekteve të mëdha kundër përmbytjes, keqardhje për Ramën që s’votoi buxhetin

Shkodër, 8 dhjetor, NOA – Në ditën e shtatë të përmbytjeve në Shkodër, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila prej të mërkurës së shkuar inspekton çdo ditë lagje më lagje e shtëpi më shtëpi banorët e përmbytur dhe zonat nën ujë, deklaroi sot se “Shteti është në këmbë e po punon në mënyrë gjigante dhe shkon në mënyrë kapilare për të çuar ndihmat tek çdo familje e përmbytur apo tek çdo banor, që ka nevojë jetike për ushqim e ujë të pijshëm e ndihma të tjera. Ajo konfirmoi se ditët në vijim do të jenë nisja e një aksioni të madh pune për zbatimin e projekteve të Bypass-it të Shkodrës.

Në vijim të prononcimit kryeparlamentarja shprehu mirënjohje të thellë për solidaritetin dhe vullnetarizmin e madh human nga vetë qytetarët e Shkodrës, por dhe të gjithë Shqipërisë, duke vlerësuar këtu mirëkuptimin e banorëve si dhe duke kërkuar forcimin e bashkëpunimit të tyre, me strukturat e shtetit dhe të Shtabit të Emergjencës.

“Shkodra është në ditën e shtatë të fatkeqësisë natyrore, të ngritjes së liqenit, të prurjeve si asnjëherë tjetër, por në fakt është dhe në ditën e 60-të të fillimit të këtyre fatkeqësive natyrore, që kanë nisur nga Alpet dhe pastaj në Bogë e me radhë, derisa erdhi ky moment, të cilin ju e keni pasqyruar me vërtetësi. Siç e shikoni vazhdon një impenjim i jashtëzakonshëm. Një përpjekje gjigante për të prekur me gjithë dëshirën dhe vullnetin çdo shtëpi, çdo familje, jo vetëm në komunat që e rrethojnë Shkodrën, jo vetëm rrethinat, të cilat janë ende të përmbytura, ku një numër i madh shtëpish janë të rrethuara nga uji, por edhe këtu në lagjet periferike të Shkodrës, ku ka një përqendrim të rëndësishëm dhe themelor për të mbështetur këto familje me të gjitha shërbimet që ato kanë nevojë”, deklaroi kryeparlamentarja Topalli.

Sipas saj, pas kësaj fatkeqësie natyrore, që sikundër vlerësoi ajo nuk është vetëm e Shqipërisë, por është edhe e rajonit, zonja Topalli mendon se projektet e By-passit të Shkodrës, projektet e Skavicës dhe thellimi i Bunës janë projekte gjigante, që kërkojnë kohë dhe financime të rëndësishme.

Në këtë kontekst ajo risolli në vëmendje edhe buxhetin e vitit 2011 i pavotuar nga opozita, duke theksuar se “jam e kënaqur që në Buxhetin që kemi kaluar, këto projekte janë përfshirë, e që do të thotë që në një periudhë kohe jashtëzakonisht të shkurtër do të nisë menjëherë zbatimi i tyre”.
Ajo nuk la pa falenderuar deputetët, jo vetëm të Shkodrës, të cilët natë e ditë sikundër tha ajo janë këtu për të ndihmuar banorët, por edhe deputetët që vijnë nga rrethe të tjera, sikundër veçoi deputetin Andis Harasani, i cili ka dhuruar tri rroga në ndihmë të banorëve të përmbytur, si dhe deputetë të tjerë që kanë vënë një pjesë të rrogës për të mbështetur nevojat e banorëve të Shkodrës.

Ajo falenderoi edhe autoritetet e Kosovës që sollën ndihma në këtë situatë emergjente që në ditën e parë të përmbytjeve.

E pyetur nëse do të ketë një rishikim të buxhetit në një fazë të mëvonshme, për t’iu përgjigjur kërkesës së kreut të PS-së, Edi Rama, kryeparlamentarja Topalli tha se “Unë sa ju thashë, projekte gjigante janë parashikuar në këtë buxhet, jo vetëm për Shkodrën por dhe për qarqe të tjera. Janë projekte gjigante, projektet e By-passit, ai Skavicës; është projekt i kushtueshëm ai që do të avancojë për Bunën, pas asaj që është nënshkruar sot në Mal të Zi”, tha Topalli duke e përmbyllur fjalën e saj me një keqardhje për kryesocialistin Rama.

“Keqardhje e thellë që zoti Rama nuk i la deputetët të votojnë për Shkodrën. Çdo gjë tjetër është thjesht që të shfrytëzojnë një fatkeqësi për interes politik privat, por kjo tashmë lexohet nga të gjithë. Nuk dua ta zgjas më shumë, sepse nuk mendoj dhe nuk ia vlen të humbasësh kohë me të, kur ka dhimbje, trishtim në shumë familje, kur ka fatkeqësi natyrore të këtyre përmasave shumë të rënda”, tha zonja Topalli.

mit/NOA
KOMENTE