English

Vendimi, Haradinaj lirohet përkohësisht nga burgu

Hagë, 8 DHjetor 2010 - Tribunali i Hagës e ka miratuar kërkesën për ta liruar përkohësisht nga burgu Ramush Haradinajn.
Atij i lejohet qëndrimi në Kosovë nga 17 dhjetori e deri më 14 janar, 2011, me disa kushte: të mos largohet nga Prishtina, të mos bëjë asnjë deklaratë publike dhe çdo të dytën ditë të paraqitet në policinë e EULEX-it, raportojnë mediat në Prishtinë.Haradinaj kishte bërë kërkesë për lirim të përkohshëm, për të qenë afër bashkëshortes së tij, e cila në këtë periudhë kohore pritet të lindë fëmijën e tretë të tyre.Raportohet se Tribunali i Hagës e ka refuzuar kërkesën e ngjashme që e ka bërë Lah Brahimaj, citon radio Evropa e Lirë.
KOMENTE