Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Drenica ka derdhur gjak për qytetarët, për pushtetarët
English

Vetëvendosje: Drenica ka derdhur gjak për qytetarët, për pushtetarët

Drenas, 8 dhjetor, NOA - Lëvizja Vetëvendosje! mbajti tubimin e radhës parazgjedhor në Drenas, ku kandidatja për deputete, Zanita Halimi i përshëndeti të pranishmit duke theksuar se Drenica ka qenë çdo herë në ballë të rezistencës kombëtare.

Ndërsa kandidati Visar Ymeri foli për situatën e rëndë ekonomike në Kosovë, për të cilën fajsoi pushtetet e pasluftës.

“Papunësia e varfëria nuk janë pasojë as e popullatës dembele e as e mungesës së pasurisë së Kosovës por pasojë ë pokitikanëve dembelë, e politikanëve që po e shesin pasurinë shoqërore e publike të Kosovës dhe që i hodhën punëtorët në rrugë, e politikanëve që e shiten “Feroniklin” tuaj që e ndërtuat me djersë”, tha Visar Ymeri.

“Kur punonte Trepça e Feronikli me kapacitete të plota, të gjithë kishim mirëqenie më të lartë, ndërsa sot prej “Feroniklit” po përfitojnë vetëm ata që e kanë privatizuar dhe politikanët që e shitën. Mirëpo pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje! së bashku me ju do t’ia kthejë krenarinë Drenasit, do t’ia kthejë krenarinë qytetarit duke i oftuar të drejtën elementare për punë, do t’ia kthejë krenarinë mësuesit me arsim më cilësor, bujkut e prodhuesit vendor me subvencione e sigurim të tregut”, përfundoi Ymeri.

Ndërsa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, i përshëndeti qytetarët e Drenasit me fjalët: “Drenica me këtë tubim madhështor po tregon se është flakë edhe kur ka luftë, edhe kur s’ka”.

Kurti bëri më pas thirrje për bashkim gjithëpopullor, në këtë kohë kur institucionet kanë ngecur.

“Sa herë që kanë ngecur institucionet, ka qenë vullneti i popullit ai që ka çuar përpara proceset kombëtare. E deri këtu kemi ardhur duke iu falënderuar gjakut të dëshmorëve, ndërsa më tutje mund të ecim vetëm duke iu përmbajtur këtyre idealeve”, tha ai.

Kurti në fund kritikoi ish-pushtetarët për trajtimin e padrejtë ndaj veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, duke theksuar se “veteranët dhe invalidët e luftës nuk jane problem social, por ata janë zgjidhja e problemeve, duke qenë se janë pjesa më e vetëdijshme e popullit tonë”.

n.e/NOA

KOMENTE