English

Vrasje në Berat, një i vdekur e dy të plagosur

Berat, 8 dhjetor, NOA – Vetëm pak minuta më parë në rrugët e Beratit është shënuar një tjetër viktimë. Bëhet fjalë për vrasjen e një 38 vjeçari, i quajtur Avdyl Kondi. Korrespondenti i agjencisë NOA thotë se ngjarja ndodhi në lagjen “30 dhjetori” në Berat, pranë lokalit të Avdyl Kondit, viktimës, i cili ka qenë edhe shënjestra e krimit.

Policia e mbërritur pas vrasjes në vendngjarje ka nisur hetimet.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur në vend 28 vjeçari Avdyl kondi, por janë plagosur edhe dy presona të tjerë.

Ata janë, Lefter Kondi i afërm i viktimës dhe Aurel Qere, mik i viktimës.

Policia po punon tashmë për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së 28 vjeçarit, që dyshohet se mund të jetë ekzekutuar për larje hesapesh.

Ndërkohë ajo është edhe në ndjekje të autorëve të vrasjes, të cilët ende janë të paidentifikuar.

i.t/NOA

KOMENTE