English

Wikileaks, Australia mbron Assange: "Publikimi i dokumenteve është faj i SHBA-së

Australi, 8 Dhjetor, NOA- Ata që janë përgjegjës për dokumentet e publikuara nga Wikileaks janë Shtetet e Bashkuara, jo Assange. Kështu qeveria australiane bën me faj SHBA-në, duke mbrojtur Assange. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i jashtëm australian Kevin Rudd.

“Rrjedhja e dokumenteve ngre pyetjet në lidhje me sigurinë amerikane mbi kabllogramet”, tha Rudd. "Assange nuk është përgjegjës për deklarimin e paautorizuar të 250 000 dokumenteve nga rrjeti i komunikimeve të SHBA-se diplomatike. Ata që janë përgjegjës janë Shtetet e Bashkuara", ka thënë ai.

Ministri i jashtëm australian ka siguruar se çdo veprim ligjor në Australi kundër Assange nuk do të udhëhiqet nga motive politike."Ne jemi një komb bazuar në ligj dhe si të tillë ne presim raportet e Policisë Federale të Australisë ... vendimet do të merren nga gjykata australiane ... këto do jenë vendime ligjore dhe gjyqësore, jo politike dhe kështu duhet të jetë në çdo vend".

a.e./NOA

KOMENTE