Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Amnesty International thirrje Kinës: Liro disidentin e Paqes!
English

Amnesty International thirrje Kinës: Liro disidentin e Paqes!

Uashington, 9 dhjetor, NOA – Kina duhet të lirojë sa më parë disidentin Liu Xiaobo që e mban në burg prej kohësh, i cili është dominuar kohët e fundit edhe si nobelisti i radhës për Paqen në botë.

Një apel të tillë vendit komunist ia ka drejtuar vetë Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, bashkë me shtatë organizata të tjera për të drejtat e njeriut.

Së bashku në një zë, ato i bënë thirrje Republikës Popullore të Kinës, që të lirojë nga burgu nobelistin Liu Xiaobo.

Po ashtu, ato bashkangjitën në kërkesën e tyre, edhe faktin se nga burgu duhet të lirohen edhe të burgosurit e tjerë politikë.

Ndërkaq, Çmimi Nobel për Paqe ndahet këtë të premte në Oslo, ku bëhet me dije se disidenti që e ka fituar atë, gruaja e tij, por edhe përfaqësues nga 19 vende të botës, nuk do të jenë të pranishëm.

n.e/NOA

KOMENTE