English

Dervishaj: KESH po prodhon energji me kapacitet maksimal, ka edhe për shitje

Tiranë, 9 dhjetor, NOA – Reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe prurjet e mëdha të ujit që vunë përfund zona të tëra në qarkun e Shkodrës dhe disa lagje në hyrje të qytetit duke bërë si kurrë më parë tërë nënshkodra t’i përngjante një liqeni të madh, zëvendësministri i Energjitikës Sokol Dervishaj deklaroi sot se Korporata Energjitike Shqiptare po prodhon energji me kapacitet maksimal. Në një dalje për mediat zëvendësministri i Energjitikës tha se “Jemi në një situatë të paprecedentë hidrike jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, kështu që tregu i import-eksportit të energjisë varet shumë edhe nga oferta e të gjithë prodhuesve apo aktorëve të kësaj fushe në rajon”.

Në këtë kontekst Dervishaj pohoi se KESH-i po prodhon energji me kapacitetin e tij maksimal, duke furnizuar tregun e brendshëm, por gjithashtu duke eksportuar.

I pyetur për situatën hidrike në kaskadën e lumit Drin, zëvendësministri Dervishaj tha se situata e sotme është e përmirësuar.

“Niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 290.03 cm, pra ka një rënie me 70 cm nga ditët që ju i keni parë. Niveli në Koman është 170.87 cm ndërsa niveli në Vaun e Dejës është 74.10 cm. niveli i shkarkimeve ka ardhur duke rënë. Aktualisht ato janë në nivelin e 1400 m3/sek, në të tre hidrocentralet”, informoi zëvendësministri i Energjitikës.

Ai vërejti se duke qenë se vendi është ende në një situatë emergjente, dhe prurjet hidrike janë shumë të larta, padyshim që ka një tendencë për të ofruar energji në shitje. Në këtë suazë Dervishaj theksoi se “KESH-i, megjithë aftësitë e tij apo me menaxhimin që po bën, në momentin e eksportit të energjisë mban parasysh edhe konjekturën në tregun rajonal të energjisë’.

mit/NOA
KOMENTE