Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eduard Selami takon Presidentin: Kemi miqësi të vjetër ...
English

Eduard Selami takon Presidentin: Kemi miqësi të vjetër ...

Tiranë, 9 dhjetor, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka pritur sot në një takim të veçantë, në mjediset e Presidencës, përfaqësuesin e lëvizjes së dhjetorit ’90, Eduard Selami.

“Uroj shqiptarët për 8 Dhjetorin dhe këtë urim ua drejtoj për ditën e demokracisë”, mësohet të ketë deklaruar ky i fundit, para mediave, menjëherë pas takimit, ndërsa ka vlerësuar se takimi me kreun e shtetit u bë në kuadrin e një miqësie të hershme që ai gëzon me të.

“Takimi me Presidentin? Kam miqësi të vjetër”, tha ai lidhur me një fakt të tillë.

Ndërsa e ka cilësuar më pas Presidentin e sotëm të Republikës, Bamir Topi, si një ndër nismëtarët e lëvizjes së dhjetorit.

“Topi, ka një kontribut të veçantë për dhjetorin ‘90”, citoi Selami.

Duke shtuar më pas se me kreun e shtetit shqiptar, diskutoi në takimin e përbashkët, lidhur me situatën aktuale në vend.

“Qeverisja ka gjithmonë vend për përmirësime. U qëndroj deklaratave të mëparshme”, tha ai lidhur me këtë argument.

Ndërsa përfundoi se nuk është kthyer përfundimisht në Shqipëri dhe se do të kthehet sërish në SHBA.

n.e/NOA

KOMENTE