Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Furi vjedhjesh në bankomate dhe plaçkitje kalimtarësh, zbulohen dy të dyshuar
English

Furi vjedhjesh në bankomate dhe plaçkitje kalimtarësh, zbulohen dy të dyshuar

Gjirokastër, 9 Dhjetor 2010 NOA - Arrestohen në flagrancë dy shtetas për vjedhje dyqanesh dhe lekësh nëpërmjet kartave të kreditit në bankomat. Kapja e tyre u bë sot rreth orës 08.00, nga ana e Specialistëve për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Gjergji Koçi, 31 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më parë për vjedhje dhe Klodian Bistri, 33 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, janë dy të arrestuarit në flagrancë.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, dje, rreth orës 17.00, në lagjen “11 Janari” të qytetit Gjirokastër, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F.G, nga Gjirokastra ku kanë vjedhur një portofol me shumën prej 30.000 lekësh të reja.

Pas një pune të mirëfilltë profesionale dhe hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i tyre.

Po nga veprimet hetimore të kryera si dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit u arrit zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i një vjedhjeje tjetër të kryer nga shtetasi Gjergji Koçi dhe konkretisht:

Gjergji Koçi më datën 12.11.2010, i ka vjedhur portofolin një shtetaseje nga lagjja “18 shtatori” e cila ishte duke blerë në treg dhe se ka kuptuar fare, ku në portofol kishte shumën prej 50 Euro, 3 mijë lekë dhe dy karta krediti të sajën dhe të burrit, si dhe në portofol kishte edhe pinin përkatës të çdo karte.

Po ashtu Gjergji Koçi pasi ka marrë portofolin ka shkuar në bankomatin e Intesa San Paulo Bank, në lagjen “18 Shtatori” ku ka tërhequr shumën prej 50.000 lekësh të reja të shtetases F.I dhe shumën prej 40.000 lekësh të reja të bashkëshortit të saj, gjithsej 90.000 lekë të reja.

Policia tha se po punohet për zbardhjen edhe të një vjedhjeje tjetër që dyshohet se e kanë kryer këta të rinj gjirokastriteë.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes kryer në bashkëpunim “, vepër kjo e parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

e.r/NOA

KOMENTE