English

Gjermania, 30 milionë euro për linjën e tensionit të lartë me Maqedoninë

Tiranë, 9 dhjetor, NOA – Qeveria gjermane do të financojë projektin e ndërtimit të linjë së tensionit të lartë Shqipëri-Gjermani. Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë njofton se për financimin e projektit në fjalë është lajmëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

“Qeveria Federale nisur nga dëshira e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, është e gatshme të vërë në dispozicion përmes Bankës për Zhvillim KfW, një kredi të butë në vlerën 30 milionë euro për ndërtimin e një linje transmetimi të tensionit të lartë 400 kV Shqipëri -- Maqedoni në kuadër të Bashkëpunimit për Zhvillim mes Gjermanisë dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftimin për mediat.

Kjo linjë transmetimi 400 kV përfaqëson linjën e parë të tensionit të lartë mes Shqipërisë dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe mundëson kështu një shkëmbim të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të Ambasadës Gjermane ky projekt do të përmirësojë lidhjen e Shqipërisë me rrjetin rajonal të energjisë si dhe do të zgjerojë linjën e tensionit të

lartë Lindje-Perëndim deri në Greqi.

“Ndërtimi i kësaj linje 400 kV Shqipëri- Maqedoni do të kontribuojë jo vetëm në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë, por edhe në konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në sektorin energjetik, në garantimin e furnizimit me energji elektrike si dhe intensifikimin e shkëmbimeve rajonale në sektorin e energjisë mes dy vendeve dhe në Ballkan”, thuhet në njoftim.

a.k/NOA

KOMENTE