English

KMDLNJ komenton kthimin në punë të policëve, kërkon që Albana Vokshi të kërkojë falje

Prishtinë, 9 Dhjetor 2010 NOA - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut vlerësoi sot se kthimi i policëve në punë është një veprim i drejtë dhe rasti duhet të mbyllet duke kompensuar dëmin moral që u është shkaktuar policëve të suspenduar në veçanti dhe policisë së Kosovës në përgjithësi.

Njëkohësisht, KMDLNJ kërkon që deputetja Albana Vokshi t’u kërkojë falje publike policëve të suspenduar si dhe gjykatësve të Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Prizren.

KMDLNJ ka përcjellë me interesim rastin e policëve të suspenduar në rastin e deputetes nga Shqipëria Albana Vokshi.

Menjëherë pas këtij suspendimi KMDLNJ kishte reaguar duke dalë në mbrojtje të fuqishme të policëve të suspenduar në këtë rast.

KMDLNj thekson se ka qenë i bindur se suspendimi ka qene i pavend dhe i motivuar politikisht për të arsyetuar sjelljen arrogante të deputetes Albana Vokshi.

KMDLNJ gjithashtu kërkon që kërkim faljen ta bëjnë edhe faktorët politikë të përfshirë në këtë proces, si të Shqipërisë ashtu edhe të Republikës së Kosovës.

a.b/NOA

KOMENTE