Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komuniteti Mysliman, 8 ton ndihma për banorët e përmbytur të Shkodrës
English

Komuniteti Mysliman, 8 ton ndihma për banorët e përmbytur të Shkodrës

Shkodër, 9 dhjetor, NOA – Komuniteti Mysliman Shqiptar dërgoi sot në Shkodër kontingjentin e parë të ndihmave për zonat e përmbytura. Ky kontingjent, i përbërë nga 700 pako me ushqime me një peshë rreth 8 tonë, është dorëzuar pranë shtabit të emergjencës i vendosur në qytetin e Shkodrës, nga Kryetari i KMSH-së, H. Selim Muça.

Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu dhe kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka i kanë njohur drejtuesit e KMSH-së me situatën e krijuar nga përmbytjet në këtë zonë si dhe me masat e marra për përballimin e kësaj gjendjeje.

Drejtuesit e qytetit falenderuan Komunitetin Mysliman për solidaritetin dhe gatishmërinë e treguar për t’u ardhur në ndihmë banorëve që përballen me ditën e nëntë të përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.

Kreu i KMSH-së, Selim Muça pasi shprehu keqardhjen për banorët e dëmtuar, përgëzoi të gjitha instancat për punën e bërë për zvogëlimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi, e mbi të gjitha duke evituar humbjen e jetëve të banorëve në zonat e përmbytura.

Muça u bëri thirrje të gjitha bizneseve, organizatave apo institucioneve që të vazhdojnë të solidarizohen dhe të ndihmojnë banorët e këtyre zonave, duke kujtuar se çdo kontribut, pavarësisht vlerës, ka si shpërblim kënaqësinë e Zotit dhe mirënjohjen e njerëzve. Kryetari i KMSH-së siguroi se ndihma e institucionit, që ai drejton do të jetë e pakursyer për këdo, që është në vështirësi duke garantuar se kontingjenti i parë i dorëzuar sot do të pasohet nga ndihma të tjera në ditët e ardhshme.

mit/NOA
KOMENTE