Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetari i KMSH dorëzon në Shkodër kontingjentin e parë të ndihmave për zonat e përmbytura
English

Kryetari i KMSH dorëzon në Shkodër kontingjentin e parë të ndihmave për zonat e përmbytura

Shkodër, 9 Dhjetor 2010 NOA - Është dërguar sot në Shkodër kontingjenti i parë i ndihmave të Komuniktetit Mysliman të Shqipërisë për zonat e Përmbytura. Ky kontingjent, i përbërë nga 700 paketa me ushqime me një peshë rreth 8 tonë, është dorëzuar nga Kryetari i KMSH H. Selim Muça pranë shtabit të emergjencës në qytetin e Shkodrës.

Kryetari Muça, i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të kryesisë, është pritur në prefekturën e Shkodrës nga Prefekti i Qarkut Shkodër Maxhid Cungu, Kryetari i Bashkisë Lorenc Luka dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Gjovalin Kolombi.

Drejtuesit e kryeqendrës së veriut i kanë njohur drejtuesit e KMSH me situatën e krijuar nga përmbytjet në këtë zonë si dhe me masat e marra për përballimin e kësaj gjendjeje. Ata gjithashtu kanë falënderuar Komunitetin Mysliman për solidaritetin dhe gatishmërinë e treguar për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura.

Nga ana e tij Muça, duke shprehur edhe një herë keqardhjen për banorët e dëmtuar, ka përgëzuar të gjitha instancat për punën e bërë për minimizimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi dhe duke evituar kësisoj humbjen e jetëve të banorëve në zonat e përmbytura.

Ai u ka bërë edhe një herë thirrje të gjitha bizneseve, organizatave apo institucioneve që të vazhdojnë të solidarizohen dhe të ndihmojnë banorët e këtyre zonave, duke kujtuar se çdo kontribut, pavarësisht vlerës, ka si shpërblim kënaqësinë e Zotit dhe mirënjohjen e njerëzve.

Kryetari i KMSH-së ka theksuar gjithashtu se ndihma e institucionit që ai drejton do të jetë e pakursyer për këdo që është në vështirësi dhe kontingjenti i parë i dorëzuar sot do të pasohet nga ndihma të tjera.

e.r/NOA

KOMENTE