Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Rrëshqitja e tokës në Qukës, e paralajmëruar, shteti s’ndërhyri në murin mbajtës
English

PS: Rrëshqitja e tokës në Qukës, e paralajmëruar, shteti s’ndërhyri në murin mbajtës

Librazhd, 9 dhjetor, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar sot shtetin dhe drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve se nuk është natyra ajo që shkatërroi 12 shtëpitë e fshatit karkavec në Qukës të librazhdit, por shteti i cili nuk mori asnjë masë për mbrojtjen e shtëpive nga rrëshkitja e paralajmëruar e dherave. I zgjedhuri socialist i Librazhdit, Taulant Balla tha se pas katër ditësh, prej kur 12 shtëpi të fshatit Karkavec në komunën Qukës të Librazhdit u shkatërruan plotësisht nga një rrëshqitje masive toke, banorët e këtij fshati drejtojnë gishtin drejt fajtorit, pasi sikundër thonë banorët, nuk është natyra ajo që shkatërroi të vetmet pasuri, që ata kishin shtëpitë dhe tokat e tyre.

“Kjo është një situatë tragjike që ka ndodhur në këtë fshat ku 12 familje kanë ngelur pa asnjë mundësi jetese, banesë për shkak se banesat e tyre të ndërtuara me kaq mund e djersë për kaq vite me radhë u shkatërruan nga rrëshqitja e dheut e cila nuk ndodhi nga natyra. Rrëshqitja e dheut këtu në këtë fshat ka ndodhur për shkak të punimeve pa kriter dhe përgjegjës për këto punime pa kriter është Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, e cila ditën që filloi punimet për ndërtimin e kësaj rruge, në radhë të parë duhet të kishte bërë studimin gjeologjik të zonës”, tha në një prononcim për mediat deputeti Balla.

Sipas tij, në Karkavec ka ndodhur një rrëshqitje dheu për shkak se muri mbajtës i një rruge, nuk ishte bërë sipas parametrave teknikë të përcaktuar me punime me blinda e hekur.

“Muri mbajtës i kësaj rruge nuk ka një gram hekur. Kjo rrëshqitje dheu është e paralajmëruar, para një viti këtu pati një rrëshqitje të pjesshme, u vu alarmi për të gjithë institucionet shtetërore dhe brenda një viti asnjë institucion shtetëror nuk ndërhyri për të mbrojtur shtëpitë e këtyre njerëzve”, tha Balla.

Për këtë, deputeti Balla i referohet bisedës me një banor të këtij fshati, Agim Dashballa, i cili kishte ndërtuar shtëpinë e re rreth një vit e gjysmë më parë, fajësonte punimet në rrugën Qukës-Qafplloçë, e cila kalonte poshtë shtëpive të tyre, pasi muri mbajtës i kësaj rruge ishte shumë i dobët, dhe i papërforcuar me hekur.

Punimet në rrugën Qukës-Qafplloçë filluan më 24 qershor 2009, vetëm katër ditë përpara zgjedhjeve të parlamentare.

Fillimet e punimeve u përuruan nga Kryeministri Sali Berisha, dhe sipas deputetit Balla kjo rrugë filloi pa një projekt përfundimtar dhe pa një studim gjeologjik të plotë të zonës.

Deputeti socialist, tha se për këto dëmtime banorët morën dëmshpërblime nga shteti, përmes të cilave bënë riparimet e shtëpive, por sipas tij nuk u krye asnjë ndërhyrje në murin mbajtës të rrugës, që do të ndalonte rrëshqitjen e përsëritur të dherave.

mit/NOA
KOMENTE