Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria i kërkon banorëve në Shkodër të mos pijnë ujë nga çezmat
English

Qeveria i kërkon banorëve në Shkodër të mos pijnë ujë nga çezmat

Lexoni gjithashtu: Berisha: Shkarkimet nuk kërcënojnë më

Shkodër, 9 Dhjetor 2010 NOA - Ndonëse sot janë vënë në funksion pompat e stacionit të vjetër të furnizimit me ujë dhe kjo nga autoritetet cilësohet si arritje shumë e madhe në këtë situatë, kryeministri i vendit kërkoi nga qytetarët e Shkodrës të mos e pinë ujin pa zier të paktën për 24 orët e ardhshme.

Duke siguruar se edhe ministria e Shëndetësisë do ta bëjë këtë njoftim, Berisha apeloi: “Duhet të bëjmë gjithçka për të qenë sa më mirë për të shmangur çdo lloj problematike që mund të shmanget. Një nga këto është epidemia. Ujin duhet ta ziejmë, sepse për disa ditë ai sistem i vjetër nuk ka funksionar. Tani do të funksionojë, por le të shkarkohet 24 orët e para ato ujërat që kanë mbajtur tubacionet. Megjithatë unë mendoj se sa të kalojë kjo situatë ta pish ujë të zier është mençuria më e madhe”.

Pohimet e Berishës u bënë pasi ai vizitoi sërish sot në mbrëmje Shkodrën, ku dhe mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile që po menaxhon situatën e përmbytjeve të krijuar si pasojë e reshjeve të shumta dhe prurjeve të mëdha të lumenjve në këtë qark.

“Unë dua të theksoj se kjo situatë kërkon nga të gjithë që të qëndrojnë kushti siç kemi qëndruar deri më sot, në krye për të menaxhuar me sukses të plotë këtë gjendje kritike. Unë e kuptoj që ju të gjithë, mbi 1600 punonjës dhe zyrtarë, pjesëtarë të Forcave të Armatosura dhe të policisë, kanë net pa gjumë, kanë 18 orë punë në ditë, kanë kushte qartësisht nën optimalet për tu çlodhur, por nga ana tjetër ne duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo shmangie dhe çdo rënie e nivelit të gatishmërisë dhe përkushtimit tonë mund ti japë shkas pasojave që kemi shmangur deri më sot. Ndaj duhet të qëndrojmë”, - tha shefi i Qeverisë.

e.r/NOA

KOMENTE