Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Situata në të gjitha zonat e përmbytura, bie niveli i ujit në Shkodër
English

Situata në të gjitha zonat e përmbytura, bie niveli i ujit në Shkodër

Shkodër, 9 dhjetor, NOA – Situata paraqitet më e përmirësuar. Shtabi i Emergjencave njofton se uji ka filluar të tërhiqet nga disa prej zonave në qytet, ndërkohë që komunat kanë të njëjtin nivel uji.

“Ka rënie nga 15 deri në 18 cm në lagjen “Xhabijej”, rreth 10 deri në 12 cm në lagjen Tophanë dhe rreth 4 der ne 5 cm në lagjen Kiras. Vazhdojnë të jenë të përmbytura zonat e “Kirasit”, “Livadeve” dhe lagjet “Manush Alimani”, “Salo Halili”, “Ahmet Haxhija”, “Ajasem”, “Iliria”, “Bahçallëk” dhe pjesërisht lagjia “Shiroke”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Emergjencës.

Ndërkohë që aksi rrugor Xhabiej-Ura e Bunës vazhdon të jetë i përmbytur nga uji dhe është i kalueshëm vetëm nga mjetet e rënda të transportit.

Ndërkohë që situata në nivelin e ujërave në liqen nuk ka ndryshuar. Niveli i ujit në liqenin e Shkodrës pranë urës së Bunës, në kuotë absolute është 9.80 metra. Niveli i ujit i lumit Drin pranë urës së Bahçallëkut 9.50 m. Kuota në Dajç është 7.4 m.

Ndërkohë që hidrovori në Velipojë po punon me kapacitet të plotë.

Prurjet në lumin Kir janë 70 m3/sek, në lumin Gjadër janë 70 m3/sek.

Në komunën Ana-Malit situata vazhdon të jetë në përmiresim. Niveli i ujit ka rënë rreth 16 deri në 17 cm. Akset rrugore në këtë komunë janë të kalueshme me mjete të vogla nga Zusi-Muriqan. Vazhdojnë të jenë të përmbytura fshatrat Obot dhe Goricë.

Në komunën Bushat situata vazhdon të jetë pothuajse e njëjtë. Uji ka rënë rreth 10 cm. Vazhdojnë të përmbytura fshatrat Fshat i Ri, Mali i Jushit, Trush i Poshtëm dhe Hoten. I bllokuar është aksi rrugor Rranza-Mali i Kolaj dhe KryeBushat – Bishti i Jukës.

Në komunën Bërdicë situata vazhdon të jetë pothuajse e njëjtë përsa i përket nivelit te ujërave. Akset rrugore Harku i Berdicës-Bërdicë dhe Trush-M.Hebe janë të hapura për të gjitha automjetet deri tek kthesa e Dajçit. Rruga për në fshatin Trush është e kalueshme me mjete e larta dhe të mesme.

Në komunën Dajç situata në këtë komune është pothuajse e njejtë përsa i përket nivelit të ujrave. Akset Gramsh – Dajç,Suka-Dajç, Suka - Gramsh, janë të kalueshme me mjete të larta dhe zetor.

Në komunëbn Guri i Zi situata ka patur një përkeqesim të vogël pasi niveli i ujit është rritur me rreth 10 deri ne 15 cm, por nuk ka patur asnjë problem ne lidhje me përmbytjet në këtë komunë.

Situata në komunën Velipojë vazhdon të jetë pothuajse e njëjtë përsa i përket nivelit të ujëave. Rrugët që lidhin Velipojën me Shkodrën janë të bllokuar.

Rrugët e komunës me fshatrat përreth janë të kalueshme.

Transporti bëhet vetëm me mjete lundruese dhe nga ajri, me Shkodrën.

a.k/NOA

KOMENTE