English

Tjetër ndalesë për Thiago Silvën

Milano, 10 dhjetor NOA - Nuk kaloi pa dhimbje disfata e Milanit në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Ajaksit, ku krahas Flamimi (dëmtim në meniskun mesor të gjurit të tij të djathtë), është dëmtuar dhe Thiago Silva.

Braziliani ka përfunduar rregullisht sfidën e djeshme, por vuan nga një dhimbje në gju, e cila u shqyrtua më në hollësi nga specialistët.

Për këtë arsye ai do të niset për në Brazil. Ajo çka është e sigurt është se lojtari do të mungojë në ndeshjen e së dielës në sfidën me Bolonjën.

r.b/NOA

KOMENTE