English

Wikileaks, Putin: “Arrestimi i Assange gjest hipokrit”

Moskë, 9 Dhjetor, NOA- “Arrestimi i themeluesit të Wikileaks Julian Assange në Londër tregon hipokrizinë e Perëndimit". Kështu është shprehur kryeministri rus Vladimir Putin, duke iu referuar zhvillimeve të fundit lidhur me kreun e Wikileaks.

"Pse Assange është fshehur në burg? – ka shtruar pyetjen Putin, duke folur para gazetarëve – Kjo është Demokracia? Ndërkohë, agjencitë ruse të lajmeve duke cituar burime të ndryshme në Kremlin, kanë thënë se Assange i duhet dhënë çmimi Nobel për Paqe.

Në disa kabllograme amerikane Putin është përcaktuar si "qeni alfa" i një burokracie të korruptuar.

a.e./NOA

KOMENTE