English

Ish-kryeministri i Kroacisë arratiset pas hetimeve për korrupsion

Zagreb, 10 dhjetor, NOA Për shkak të hetimeve kundër tij për afera korruptive ish kryeministri kroat Ivo Sanader është arratisur jashtë vendi për t'i shpëtuar arrestimit. Sanader ka kaluar kufirin me shtetin fqinj Slloveninë, njoftoi Ministria e Brendshme në Zagreb.

Pak më vonë parlamenti në kryeqytetin kroat i hoqi ish kryeministrit imunitetin si deputet, më vonë një gjykatë lëshoi urdhërarrestin. Sanader, i cili nga viti 2003 deri 2009 drejtonte qeverinë kroate, duhet të jetë përfshirë në disa afera të mëdha korrupsioni. Udhëheqja e deritanishme e Kroacisë e ka shtuar luftën kundër korrupsionit.

Nën pasuesen e Sanaderit Jadranka Kosor u dënuan deri tani dy ish ministra dhe u arrestuan më shumë se 30 menaxherë. Kroacia kërkon të hyjë në BE në vitin 2012.

NOA/DV

KOMENTE