Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisioni Amerikan i Helsinkit: Ballkani, të pranohet i gjithi në BE
English

Komisioni Amerikan i Helsinkit: Ballkani, të pranohet i gjithi në BE

Uashington, 10 dhjetor, NOA – Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë i Kongresit Amerikan, zhvilloi dje një seancë dëgjimore, për të diskutuar rreth përparimit që është bërë në 7 vende të Ballkanit Perëndimor dhe sfidat me të cilat përballen këto vende në të ardhmen.

I njohur edhe si Komisioni Amerikan i Helsinkit, ky organizëm gjatë diskutimeve të përfaqësuesve të tij konkludoi përfundimin se i gjithë Ballkani duhet të pranohet në Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, zv/ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Tom Kantrimen, tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për përparimin e këtyre vendeve.

“Por në fund të fundit, - theksoi ai, - përgjegjësia për zgjidhjen e sfidave të mbetura bie mbi secilin nga këto vende dhe udhëheqësit e tyre”.

Komisioni Amerikan i Helsinkit, deklaroi ndër të tjera edhe faktin se Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë shënuar përparim drejt integrimeve euro-atlantike.

Duke përfunduar se perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është një prej motiveve më të forta të mundshme për t’i dhënë shtytje përparimit të deritanishëm në Ballkan.

n.e/NOA

KOMENTE