Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi: Rama gënjen, do të shpërndajmë regjistrimin e Konferencës së Kryetarëve
English

Kuvendi: Rama gënjen, do të shpërndajmë regjistrimin e Konferencës së Kryetarëve

Tiranë, 10 dhjetor, NOA – Pas deklaratave të kryetarit të PS-së, Edi Rama në konferencën e stome për mediat, ku deklaroi se nuk ka pasur mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, ku të jetë vendosur për shtyrjen e seancës së Kuvendit, ka reaguar dhe Zyra e Shtypit e Parlamentit.

Në deklaratën për mediat theksohet se dje Kuvendi publikoi procesverbalin e mbledhjes ku deputetët e PS-së binin dakord për shtyrjen e seancës. Ndërsa sot do të botohet DVD-ja në audio e mbledhjes që sipas PS-së nuk është zhvilluar.

“Ne, nuk po i bëjmë më koment, por po i shpërndajmë mediave, jo vetëm procesverbalin e transkriptuar të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, por edhe DVD në audio dhe video të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve mbledhje e datë 06.12.2010.

I kërkojmë zotit Rama t’i kërkojë falje shqiptareve për mashtrimet e tij te përditshëm”, thuhet në reagimin e Kuvendit.

Zyra e shtypit e Kuvendit saktëson se deklaratat e pavërteta të djeshme, Kuvendi i rrëzoi jo me fjalë por me transkriptimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të datës 6.12.2010, me dokumente parlamentare .

“Pozicionin e vështirë të tij para opinionit publik, sot e ka rënduar edhe më shumë dukë thënë se nuk ka patur mbledhje të Konferencës së Kryetarëve”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

a.k/NOA

KOMENTE