Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Montobio përfundon mandatin, takim me ministrin e Mbrojtjes, Imami
English

Montobio përfundon mandatin, takim me ministrin e Mbrojtjes, Imami

Tiranë, 10 dhjetor, NOA – Në muajin e fundit të qëndrimit në Tiranë, ambasadori Spanjoll, Manuel Montobio ka nisur zhvillimin e një sërë takimesh me drejtuesit e institucioneve kryesore në vend.

Sot Montobio është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Ministri Imami e falenderoi dhe vlerësoi ambasadorin Montobbio për punën dhe kontributin e tij gjatë viteve që shërbeu si ambasador i Spanjës në vendin tonë.

Në mënyrë të veçantë, Imami shprehu vlerësime për bashkëpunimin e ngushtë që ka patur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe strukturat e Forcave tona të Armatosura dhe për përkrahjen që Spanja i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit të saj euroatlantik.

Nga ana e tij, Manuel Montobbio falenderoi ministrin Imami për pritjen që i rezervoi, si dhe për vlerësimet që i bëri punës dhe kontributit të tij gjatë kryerjes së misionit të tij si ambasador i Spanjës në Tiranë.

Ambasadori Montobbio shprehu edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë spanjolle ndaj Shqipërisë dhe forcave të saj të armatosura në përmbushjen e objektivave madhore drejt integrimit europian.

a.k/NOA

KOMENTE