Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Patozi: Anija politike e Ramës po mbytet
English

Patozi: Anija politike e Ramës po mbytet

Tiranë, 10 dhjetor, NOA – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi e cilësoi si jo serioze dhe spekulim politik qëndrimin e PS-së për mosmbajtjen e seancës ditën e djeshme. Në një deklaratë të dhënë sot për mediat Patozi tha se është e papranueshme për një lider politik që të bëjë protesta në Pogradec në kohën kur ka përmbytje në Shkodër.

“Në fakt, zotit Rama dhe pasuesit e tij kanë munguar vetëm në Shkodër, ku ka pasur dhe ka nevojë ulëritëse për ndihmën e gjithsecilit. Por ai ka qenë aktiv fjala vjen në Pogradec, kur kërkonte hapjen e kutive, ndërkohë që njerëzit, Shkodra dhe rrethinat e saj përmbyteshin. Ai së bashku me ndjekësit e tij është çdo ditë në Tiranë, duke u përpjekur që të hedhë sa më shumë ujë dhe llum për të shtuar nivelin e dhimbjes në zonën e fatkeqësisë”, tha sot Patozi.

Ai u shpreh se sjellja politike e kreut të PS-së, po çon në dështimin e kësaj force. “Konstatoj me keqardhje dhe trishtim, se tani që tani që niveli i ujërave po bie në Shkodër, për shkak të përmirësimit të motit, anija politike që drejton zoti Rama, po përmbytet përditë e më shumë dhe në mënyrë të pashpresë, sepse, për shkak të timonierit, ajo po fut ujë nga të katër anët”, tha sot Patozi.

Duke sqaruar procedurat e Kuvendit, Patozi tha se ne mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nuk ka pasur kërkesë nga PS-ja.

“Më duhet të sqaroj një herë e përgjithmonë se përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk e kishin fare në axhendë shqyrtimin e propozimit për ndryshime në buxhet, sic po pretendon sot zoti Rama. I vetmi shqetësim i tyre ishte shqyrtimi i kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e shkuara”, tha Patozi.

a.k/NOA

KOMENTE