Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Putin: Arrestimi i Assange, SHBA nuk është demokraci
English

Putin: Arrestimi i Assange, SHBA nuk është demokraci

Moskë, 10 nëntor, NOA – Moska është akuzuar gjithmonë për sjellje të ashpër me liritë dhe të drejtat e njeriut, por këtë herë është ajo që i jep leksione demokracie perëndimit. Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin e vuri në dyshim objektivitetin e informacionit mbi Rusinë nga burimet diplomatike amerikane të publikuar në site WikiLeaks dhe i bën thirrje SHBA për respektimin e parimeve të demokracisë në vendin e vet.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas përfundimit të negociatave të zhvilluara në Moskë me Kryeministrin francez François Fillon, Putin deklaroi se nuk e quan shfaqje të demokracisë arrestimin e themeluesit të site WikiLeaks Julian Assange. Ky i fundit publike dokumentet sekrete nga korrespondenca diplomatike amerikane, në të cilat, përmbahej, në veçanti, edhe kritika e situatës me demokracinë në Rusi.

I pyetur për faktin se në dokumente Putiv cilësohej “si qeni roje i sistemit të korrupsionit”, Puti tha se “informacioni i amerikanëve nuk janë një burim i pastër si kristali”.

a.k/NOA

KOMENTE