Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Tabloja Absurde” ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar
English

“Tabloja Absurde” ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar

Tiranë, 11 Dhjetor 2010 - Teatri kombëtar do të shfaqë këtë fundjavë premierën e dramës “Një tablo absurde”, shkruar nga Ferdinand Hysi dhe me regji të Milto Kutalit. E konsideruar si një ndër veprat e rralla të pasdiktaturës që kthejnë vëmendjen nga jeta e artistit në komunizëm, ngjarjet marrin shkas nga një tablo reale e piktorit Guri Madhi, me emrin “Mbledhja e Moskës”, e cila iu nënshtrua disa ndryshimeve nga çensura me karakter politik, jo artistik.

Plot 40 vjet më pas, regjisori Milto Kutali flet për mesazhet që sjell vepra në realitetin e sotëm.

“Është një vepër, që edhe pse trajton një problematikë të një realiteti 30-40 viteve më parë, çka audience e re nuk mund ta dijë, mendoj që ofron një komoditet për realitetin të cilit i drejtohet vepra. Mesazhet që sjell kjo vepër shërbejnë për të ndërtuar raportet mes shoqërisë dhe lëvizjeve të saj. Nga ana tjetër përshkruan artistin në gjithë kalvarin që përshkon jeta e tij, vepra e tij”, - pohon Milto Kutali duke folur për tv Klan.

Drama zhvillohet në një skenë të vetme, ku në qendër është tablloja absurde e jetës, e ekspozuar jo pa qëllim ndërmjet dy tabllove të Pikasos, Minotauris dhe Guernikas. Ajo përcjell mesazhin se “ka ish diktatorë, ish udhëheqës, ish presidentë, por jo ish artistë”.

Pjesa vjen me një kast aktorësh të njohur si Fatos Sela, Roland Trebicka, Naun Shundi, Olta Daku, Anila Bisha dhe Dritan Borici. Skenografia është realizuar nga Taulant Pustina, ndërsa formulimi muzikor nga Fatos Qerimi.

e.r/NOA

KOMENTE