Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veprimtari kulturore për poetin grek Nikos Kavadhias, i përkthyer për herë të parë në shqip
English

Veprimtari kulturore për poetin grek Nikos Kavadhias, i përkthyer për herë të parë në shqip

Nën kujdesin e Ambasadorit të Greqisë në Tiranë, z. Nikolaos Pazios

Fier, 10 Dhjetor 2010 NOA - Në teatrin “Bylis” të qytetit të Fierit, ditën e shtunë, datë 11.12.2010, ora 18:00, do të jepet një koncert me muzikë të kompozitorit Thanos Mikrucikos dhe tekste të poetit Nikos Kavadhias.

Atje do të këndojnë Vasia Zaharopulu dhe Babis Aleksandhropulu. Shoqëron në piano mjeshtri i korit të Teatrit të Operës dhe të Baletit, z. Thanas Paskali.

Aktorja Jonida Çunga do të recitojë poezi në shqip, të përkthyera nga Sokol Çunga. Veprimtarinë do ta përshëndesë Ambasadori i Greqisë, z. Nikolaos Pazios.

Do të jenë të pranishëm përfaqësues të Bashkisë dhe të Prefekturës së qytetit të Fierit.

E po ashtu, do të jenë të ftuar përfaqësues të komunitetit artistik dhe intelektual të qytetit dhe hyrja për publikun është e lirë.

Kjo veprimtari bashkëorganizohet nga Ambasada e Republikës së Greqisë në Tiranë, nga Bashkia e Fierit dhe nga Fondacioni Grek i Kulturës – Vatra e Tiranës, nën kujdesin e Ambasadorit të Greqisë, z. Nikolaos Pazios.

e.r/NOA

KOMENTE