Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetët e PS shpërndajnë ndihma për banorët e fshatit Trush në Shkodër
English

Deputetët e PS shpërndajnë ndihma për banorët e fshatit Trush në Shkodër

Trush, (Shkodër), 11 dhjetor, NOA - Deputetët socialistë Ilir Beqja dhe Astrit Beci kanë shpërndarë ndihma për familjet e dëmtuara nga përmbytjet në zonën e Shkodrës. Dy përfaqësuesit e PS-së, të zgjedhur në Qarkun e Shkodrës, kanë qenë në fshatin Trush të komunës Bërdicë, nga ku kanë parë nga afër gjendjen e banorëve të kësaj komune.

Pasi kanë parë nga afër dëmet e shkaktuara, Beqja dhe Beci janë shprehur se familjet e fermerëve janë dëmtuar tërësisht nga përmbytja.

“Jemi në komunën e Bërdicës, fshati Trush, fshat me mbi 500 shtëpi i cili është i gjithi i përmbytur. Siç keni parë dhe nga pamjet ka familje që e kanë ujin deri në lartësinë e katit të parë. Ndihma ushqimore në radhë të parë edhe pse sot që kemi hyrë më nga afër kemi parë se me çfarë realiteti të hidhur përballohen këto familje. Dëmtime në pajiset e shtëpisë, dëmtime komplet në gjënë e gjallë dhe sidomos dëmtime edhe në bagëti”, tha deputeti i PS-së, Ilir Beqja.

a.k/NOA

KOMENTE